Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Aldi & Ema në Prishtinë: Një rreng që tregoi zemrën e madhe të Kosovës

  • Nga Andale
  • 30 Shtator 2025, 14:28

Aldi & Ema në Prishtinë: Një rreng që tregoi zemrën

Aldi & Ema, dy figura të njohura për videot e tyre plot humor dhe mesazhe sociale, këtë herë u ndalën në zemër të Prishtinës, ku realizuan një “prank” me temë serioze: Ema shtirej sikur po përndiqej nga Aldi, ndërsa kërkonte ndihmë nga kalimtarët.

Aldi & Ema në Prishtinë: Një rreng që tregoi zemrën

Aldi & Ema në Prishtinë: Një rreng që tregoi zemrën

Reagimi i qytetarëve të Kosovës ishte emocionues dhe i fuqishëm, njerëzit jo vetëm që u ndalën për ta ndihmuar, por disa prej tyre ishin gati të përballeshin fizikisht me “agresorin” për të mbrojtur vajzën. Prania e shpejtë dhe ndërhyrja e policisë së Kosovës, që e trajtuan situatën me seriozitet të menjëhershëm, e bëri këtë eksperiment edhe më domethënës.

Aldi & Ema në Prishtinë: Një rreng që tregoi zemrën

Në fund, prank-u u zbulua dhe të gjithë morën frymë të lehtësuar, por mbeti një mesazh i qartë: Kosova ka njerëz të guximshëm, të ndjeshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar. Edhe pse një qytetar i revoltuar desh e rrahu Aldin nga zemërimi, kjo vetëm sa tregoi se sa seriozisht e marrin kosovarët mbrojtjen e tjetrit.

Aldi & Ema në Prishtinë: Një rreng që tregoi zemrën

Bravo Prishtina, nuk keni vetëm humor, por edhe zemër dhe kurajo!

Aldi & Ema në Prishtinë: Një rreng që tregoi zemrën


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO