Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Krist Dragot s'përmbahet: "Loredana dhe Egli periferike, Grida Duma e mbivlerësuar"

  • Nga Andale
  • 30 Shtator 2025, 13:00

Krist Dragot s'përmbahet: "Loredana dhe Egli periferike, Grida

Pas një mungese në ekran, Krist Dragot ishte i ftuar në UëTëFë Show, në Andale Media dhe iu përgjigj (pa shumë siklet) disa pyetjeve pikante mbi vajzat e showbiz-it.

I vendosur para situatës për të zgjedhur vajzën që preferonte më shumë, Kristi u shpreh kështu për Loredana Bratin dhe Egli Takon:

"Shumë njëlloj më duken. Më duken bukuri pak të sforcuara. Tepër të prononcuara në atë 'seksllëkun' e vet. Pak periferike. Ka sharmin e vet [bukuria periferike]. Periferia e Shqipërisë ka fizionominë e vet shumë interesante."

Dhe i vendosur përballë zgjedhjes Olta Gixhari apo Grida Duma, le të themi që Kristi është ndër të parët që shpreh se e shikon Grida Dumën si të mbivlerësuar:

"Olta. Se, nuk e di, Grida nga aspekti femëror më duket pak e mbivlerësuar, nga fakti që merrte pjesë edhe në politikë. Më duket si imazh pak i mbivlerësuar. Domethënë, nuk më duket vërtet ajo 'power woman'. Nga aspekti i imazhit, jo, nuk do e preferoja, pastaj nga puna, e vlerësoj. Por që nuk më duket kaq 'power woman', sa ç'pretendon."


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO