Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTULuajtëm Sumo me njerëz të çmendur në Tiranë për 50 mijë lekë!
Djemtë e “O me 3, O me 8” u rikthyen me një nga episodet më epike dhe të çmendura deri më sot! Me kamionin në lëvizje, një palë rripa sumoje dhe një shumë modeste, por motivuese prej 50 mijë lekësh të vjetra, ata sfiduan kalimtarët e Tiranës në një betejë fizike përballë Kostjanit, i cili këtë herë u shndërrua në një sumo wrestler me emrin artistik Sushi.
Flori ishte komentatori me batuta të ngjeshura, Xhastini mori rolin e arbitrit të rreptë (por të drejtë), ndërsa Aldi ishte menaxheri i Sushit.
Sfida nisi me një korrier misterioz, që refuzoi të zbulojë identitetin, por e rrëzoi Sushi-n dhe mori 50 mijë lekët, duke u larguar po aq shpejt sa erdhi.
I dyti ishte një entuziast me kamera në dorë, që filmoi gjithçka, përfshirë edhe momentin kur u rrëzua me lezet nga Sushi, por doli i pasur vetëm me views, jo me lekë.
I treti, një djalë i ri e këmbëngulës, luftoi fort dhe u mund gjithsesi nga Sushi pas 3 raundesh plot energji.
Dhe finalja? Një vajzë nga Bathorja, Nita, që hyri në sfidë me ambicie dhe kurajo: përballja ishte e barabartë, të dy ranë, dhe të dy u shpallën fitues.
PODCASTS
GAMING
DATING