Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUBenardi puth Blertën? | Le të zbulojmë çiftin e vërtetë të vilës!
Flitet shumë për qetësinë para stuhisë, por kurrë mjaftueshëm për atë pas saj.
Pas sherrit me tone të larta që Aldi dhe Flori bënë në vilë javën e kaluar, dyshja i dhanë fund tensioneve duke kërkuar një falje të ndjerë secili.
Benardi po i mbante mëri Blertës për situatën e javës së kaluar, ku doli sikur ai nuk punonte në vilë dhe favorizohej prej Blertës duke qenë se të dy kanë ndjenja për njëri-tjetrin. U desh që Blerta e gjorë të ndiqte lëvizjet e tij me ashensor derisa pëllumbat u takuan të dy në tarracë, ku Blerta parashikoi se Benardi do të dilte për një cigare.
Kaq u desh që të shkrihej akulli mes dyshes dhe Benardi të vetofrohej për një puthje. Në momentin që të gjithë po e prisnim, një zhurmë e madhe vjen nga poshtë. Ishte Kostjani që me stil superstar-i bëri një zhytje në pishinë.
Dhe meqë ra fjala tek uji, zhvendosemi në Vlorë, ku G.O.A.T.S-at dhe Ome3Ome8-a, siç e dini, shkuan për të bërë xhirime.
Mbrëmja po bëhej e mërzitshme dhe nevojitej diçka për t'i trazuar ujërat. Kështu, Desi vuri në punë trurin e tij dinak dhe erdhi me planin: do t'u bëjmë pyetje delikate gjithë çifteve të vilës. Khëm-khëm, çifteve *sipas TikTok-ut*, për të qenë të saktë.
1. Klea & Xhastin
Cila është gjëja që mendon se njëri urren më shumë tek tjetri?
Klea: Që kam gjithmonë të drejtë.
Xhastini: Që ngec.
Kur e kanë patur grindjen më të fortë në vilë dhe pse?
Të dy: E di gjithë Shqipëria.
Ka pasur ndonjë moment kur keni menduar të ndaheni?
Përgjigja është "po" prej të dyve dhe arsyet i gjeni në videon e plotë.
2. Kristell & Flori
Çfarë mendon se ai/ajo mendon për ty, por s'ta ka thënë kurrë?
Kristell: "Pse kjo ka të njëjtën anë të mirë si unë?" kur dalim në kamera.
Flori: Që e kam bërë virale në të gjitha videot e veta.
A je ndjerë xheloz/e ndonjëherë kur pala tjetër ka bërë video me dikë tjetër në vilë?
Kristell: Unë për Florin?! Jo.
Flori: Jo, fare.
Kristell: Por mendoj që Flori është bërë xheloz kur kam bërë skeçe me Aldin.
Flori: Dhe kur unë kam bërë me Keisianën.
Cili ka qenë një moment i sikletshëm mes jush që s'e ka kapur kamera?
Kristell: Që duhet të bëj si e dashuruar me Florin, s'e bëj dot.
3. Aldi & Keisiana
Nëse do ishit në Love Island dhe një puthje do ju shpëtonte nga eliminimi, do e bënit?
Të dy: Për 100 mijë euro, patjetër.
Po të ishit vetëm në këto momente, çfarë do ndodhte?
Keisiana: Kemi qenë dhe asgjë s'ka ndodhur.
Aldi: Kur jemi vetëm, flasim seriozisht. Nëse më shihni gjithmonë duke bërë zhurmë, kur jam me Keisianën shprehem lirshëm.
Çfarë është një gjë që ju bezdis shumë tek njëri-tjetri?
Keisiana: Që s'di të flasë, jo më të debatojë. E ka tonin e zërit shumë keq.
Aldi: Që është fëmijë shumë i llastuar.
A mendoni që keni kimi edhe kur s'ka kamera vërdallë?
E dini vetë ju, përgjigjen merreni kur të shihni videon e plotë.
Në fund, juria që ishte Fatosi, Desi, Ema dhe Melisa morën 3 vendime. Cili ishte çifti më real? Cili ishte çifti më fals? Cili çift është e vdekur që nuk është çift fare?
Këtyre pyetjeve jo vetëm s'po i japim përgjigje sepse do ju lëmë ta shihni vetë videon, por edhe sepse do bëjmë 3 sondazhe për të parë mendimin tuaj.
Shihemi në artikullin e radhës. Këtu poshtë po ju lëmë videon e plotë ndërkohë:
PODCASTS
GAMING
DATING