Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Xhelozia në vilë e ka një emër: Blerta!

  • Nga Andale
  • 20 Gusht 2025, 13:01

Xhelozia në vilë e ka një emër: Blerta!

Në vilë ka plasur xhelozia dhe për fat të mirë, askush nuk po ankohet! Në episodin e fundit të La Villa Drama, Blerta nuk e fshehu dot xhelozinë e saj. Çfarë e bënte Benardin kaq të lumtur në telefon?

Xhelozia në vilë e ka një emër: Blerta!

Sigurisht që nuk mund të mungonte “detektivja” e vilës, Megli, e cila i shkoi afër, e përgjoi e më pas nisi pyetjet klasike:

– A i ka bërë like fotot?

– A e ka follow?

– Apo është thjesht një “seen” i pafajshëm?

Emri që doli në pah: Laura.

Dhe që aty nisi teoria konspirative: Laura paskësh jetuar jashtë, dikur paskësh qenë e fiksuar pas Benardit, por ai nuk ia ka “vënë shumë veshin”. Tani, mesa duket, po i hap telefonin vetëm për t’i ndezur pak gjakun Blertës.

Kush është Laura? Nuk e dimë ende.

Po dimë që Blerta u bë shumë xheloze dhe kaq na mjafton. Benard KUJDES!

Vetë Benardi u mbrojt: “Po kërkoja një vajzë për një takim, për të bërë një vlog si Xhesi.”

Ehh Benard, për të bërë atë vlog duhet të kesh një armë të fortë (të jesh një bionde). Na vjen keq të themi se Xhesi është një dhe ti s’je!


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO