Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Ish-shoku i ngushtë shpërthen ndaj Gjestit: "Të të vijë turp për gënjeshtrat"

  • Nga Andale
  • 16 Gusht 2025, 11:37

Ish-shoku i ngushtë shpërthen ndaj Gjestit: "Të të

Pas trazirave të fundit që shkaktoi deklarata e Gjestit, i cili u shpreh po ndalohej nga publikimi i muzikës së re prej distributorit të tij të mëparshëm, Onima, dhe reagimit të drejtorit të kësaj të fundit, ka ardhur dhe një deklaratë e ashpër ndaj Gjestit prej ish-shokut të tij, muzikantit Alberat.

Në një story në Instagram, Alberati nis reagimin e tij:

"Veprime të njëjta i ke bërë edhe në të kaluarën, siç e kam prekur edhe në intervistë (ku më është nxjerrë arma për ty). Për çështjen e kanalit të YouTube-it, këtë e ke bërë me mua, me palën e dytë, e ke përsëritur me palën e tretë dhe sot po e përsërit prapë."

Më tej, ai ironizoi deklaratën e Gjestit se po i bëhej një padrejtësi:

"Të gjithë paskemi qenë të padrejtë me ty? Kërkoju falje të gjithëve që të kanë ndihmuar, posaçërisht kërkoju falje ekipit tënd menaxhues dhe njerëzve të tu, të cilët po i detyron të bëjnë marrëzi të tilla, sepse ata janë më burra se ti."

Alberati kritikoi ashpër ato fjalë të Gjestit ndaj Onima-s me Erkandin në krye, që sipas tij janë gënjeshtra:

"Duhet të të vijë turp që sillesh në këtë mënyrë me Erkandin, i cili ka vite punë më shumë se ti jetë. Këta janë njerëzit që nxjerrin në pah punën e artistëve. Dhe turp për ty që gënjen pa ndalur dhe i përlyen të gjithë njerëzit e industrisë. Por i tillë je, të pëlqen të publikosh 2-3 këngë dhe të marrësh kanalin gati për të vazhduar vetëm."

Ish-shoku i ngushtë shpërthen ndaj Gjestit: "Të të

Në fund, ish-shoku i afërt i kujtoi Gjestit se i vetëm nuk mundet t'ia dalë dhe përsëriti se duhet të kërkojë falje për sjellen, që sipas tij, është e pavend.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO