Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Ju falenderojmë për 100 mijë subscribers!

  • Nga Andale
  • 15 Gusht 2025, 16:16

Ju falenderojmë për 100 mijë subscribers!

Po, e lexove mirë. Andale ka shënuar 100 mijë subscribers në YouTube për 9 muaj dhe për ta thënë siç e ndiejmë: është çmenduri, por jo rastësi.

Kur nisëm në 11 nëntor me një tufë idesh, dëshirash dhe pasigurish, as vetë nuk e dinim tamam se ku do na çonte kjo rrugë. Por ja ku jemi, fiks 9 muaj më vonë, me 100 mijë prej jush që na ndjekin dhe... po guxojmë të themi se na doni!

Nga UëTëFë Show, tek Andale Sport, G.O.A.T.S., Pa Manual, Yummy con Mami, Ome3Ome8, Jo Veç Kullera., The Dalina Show, vlogjet, rrengjet e çmendura të Aldi & Ema, dramën e #La Villa, e deri te livestream-et kaotike, kemi prodhuar një botë të tërë për ju. Dhe ju na thatë: “Po, ju duam.”

Kemi shumë për të thënë, por s’do t’i bëjmë lajkat më të mëdha se vetë lajmi.

Faleminderit të gjithëve që ishit me ne që nga dita e parë. Ju që besuat kur shumë prej nesh luftonim vetë me pasiguritë tona dhe na mbështetët edhe kur feedback-u i parë, si për çdo gjë të re, nuk ishte më pozitivi. 

Faleminderit edhe juve që na patë fillimisht me një sy kritik (ose dy), por pastaj thatë: "Ok, këta janë të çmendur, janë ndryshe dhe e paskan seriozisht!"

Dhe për ata që s’na kanë zbuluar ende: ju ka mbetur ende kohë. Andalizimi është i pashmangshëm. ;)

Shtatori vjen shpejt dhe ne do kthehemi më energjikë, më kreativë dhe më të rritur se më parë. Pritet një sezon i ri me emisione, sfida, reality, rrengje, të qeshura dhe ndonjë lot (se realiteti s’vjen gjithmonë me një filtër rozë).

Na shihni. Na kritikoni. Na komentoni. Por mbi të gjitha: NA NDIQNI.

Ju duam.

Siç ju kemi premtuar, Andale është këtu për të ndryshuar lojën.

Shihemi në shtator!


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO