Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Yll Limani del në mbrojtje të Gjestit: "Çdo artist meriton të krijojë i lirë”

  • Nga Andale
  • 15 Gusht 2025, 13:55

Yll Limani del në mbrojtje të Gjestit: "Çdo artist meriton

Pasi Gjesti tregoi se këtë sezon është i detyruar t'i ndalë të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që i janë bërë nga distributori paraprak, Yll Limani, përmes postimeve në Instastory, ka shprehur mbështetje ndaj artisti.

Fillimisht, Ylli publikoi një foto me sfond të kuq, me hashtag-un #MeGjestin, duke i bërë tag këngëtarit.

Yll Limani del në mbrojtje të Gjestit: "Çdo artist meriton

Më tej, u shpreh: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë Zot i veprës së vet”.

Yll Limani del në mbrojtje të Gjestit: "Çdo artist meriton

Gjesti njoftoi publikun në rrjetet sociale të tij se është shkëputur për pak nga muzika, për shkak se po përballet me konflikte me distributorin e mëparshëm.

Yll Limani del në mbrojtje të Gjestit: "Çdo artist meriton

"Këtë sezon unë jam detyruar t'i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë nga distributori paraprak. Fatkeqësisht detyrohem që derisa këto konflikte të zgjidhen, t'i mbaj të gjitha këto projekte për vete pasi refuzoj kategorikisht të publikoj ndonjë projekt me këtë distributor."

Pasi zbuloi se ka disa projekte me të cilat po punon gjithsesi, Gjesti tha se uron ta zgjidhë sa më shpejt konfliktin për të ndarë me njerëzit dhe dashamirësit muzikën e re:

"Unë shpresoj dhe besoj shumë që këto konflikte kanë për t'u rregulluar shumë shpejt, në mënyrë që unë të filloj publikimin e projekteve direkt. Besomëni që mezi po pres t'i ndaj me ju këto projekte, edhe besomëni që nuk kam për t'u dorëzuar kurrë derisa drejtësia të gjejë vendin e vet."


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO