Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUKush e fitoi sfidën e parë të livestream?
Sfida e parë LaVilla Live ishte një çmenduri plot sfida, eliminime dhe përplasje! 14 yje, 7 sfida dhe vetëm një fituese: Keisiana, e cila doli me zarfin dhe shpërblimin prej 1000€!
Çfarë ndodhi?
Pas ndarjes së skuadrave, u zhvilluan 7 sfida që testuan gjithçka: nga ndjekësit live në TikTok, tek gjetja e këngëve në orën 2 të mëngjesit, tek qetësia absolute me 852 MHz (po, tinguj që të bëjnë të shpërthesh nga nervat pa thënë asnjë fjalë). Në fund, sfida që vendosi gjithçka ishte ajo e frymëmarrjes nën ujë dhe Keisiana e mbajti më gjatë se kushdo!
Por drama nuk mungoi! Përplasja më e fortë ndodhi mes Benardit, Blertës dhe Aldit, i cili në një moment u hodh në pishinë me rroba dhe u eliminua! Por publiku e deshi mbrapsht dhe Aldi u rikthye me votat e ndjekësve.
Ndërkohë, eliminimi që i dha zemrës së ndjekësve një thikë ishte ai mes Florit dhe Kristellit, ku Flori u largua përfundimisht nga sfida. Tani që sfida e parë ka mbaruar dhe Keisiana është me 1000€ më shumë në xhep, e vetmja pyetje që mbetet është: Kush është gati për rrëmujën e radhës në LaVilla?
PODCASTS
GAMING
DATING