Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Egli zbulon gabimin që ka bërë në lidhjen me Olsi Bylykun

  • Nga Andale
  • 23 Shtator 2025, 22:33

Egli zbulon gabimin që ka bërë në lidhjen me Olsi Bylykun

Egli Tako ka folur për herë të parë me një sy reflektues mbi ish-partnerin e saj, Olsi Bylykun dhe lidhjen e tyre disa-vjeçare. Në "The Dalina Show", në Andale Media, Egli rrëfeu për herë të parë shumë sinqerisht se në atë dyshe, njëri prej tyre duhet të bënte një hap pas:

"Kur je pak më e re, kur je pak më e vogël, kur je krah dikujt që tashmë i ka bërë shumë hapa përpara, e ke gjithmonë pak këtë... jo kompleksin e inferioritetit, se për sa kohë je çift, s'ke konkurrencë mes vetes, por e ndjen që o njëri, o tjetri duhet të jetë aty, nuk mund të jenë që të dy njësoj. Në shumë raste, mundohesh që të jesh ajo që qëndron ne hije dhe e mbështet te gjërat e veta [partnerin], jo ajo që të marrësh vëmendjen dhe të bësh më shumë se ai. Të paktën kjo ka qenë në rastin tim. Nuk e di sa është vlerësuar dhe kuptuar."

Por, Egli sot, që sipas saj është një version i rilindur i vetes, veprimi i saj i kaluar ka qenë një gabim:

"Por është gabim, është shumë gabim. Sepse koha ikën dhe në fund të ditës, asgjë nuk vlen me shumë se vetja jote dhe qëllimet e tua në jetë. Për sa kohë Zoti të ka bekuar me talent është shumë gjynah të mos i vësh në praktikë."

Megjithatë, këtë "hap pas" në karrierën e saj, sot, ajo nuk e konsideron një peng jete:

"Pishman nuk jam bërë, unë mendoj që me mumdësitë që ne kishim që në atë kohë dhe nga ana e ish-partnerit, është përpjekur me mundësitë e veta që të më aktivizonte, të isha pjesë e një kënge, e një emisioni, qoftë edhe në prapaskenë."

Në fund, ajo nuk harroi të shprehë mirënjohje ndaj Olsit, ndonëse nuk ia përmendi asnjëherë emrin:

"Aq ishte, aq u bë, unë prapë jam mirënjohëse."

Dhe mundësisë për një partner të ri që bën të njëtin profesion si ajo, Egli i thotë:

"Absolutisht jo një njeri që ka të bëjë më fushën."

Intervistën e plotë e ndiqni më poshtë:


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO