Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

WTF?! Hiqet Loredana nga Për'puthen pasi u kap me këtë konkurrent

  • Nga Andale
  • 23 Shtator 2025, 16:49

WTF?! Hiqet Loredana nga Për'puthen pasi u kap me këtë

Kur gjithçka në këtë sezon të Për'puthen po bëhej tepër e bukur për t'u besuar, vjen skandali i radhës. Loredana Brati, që shërbente si Kupidi mes vajzave dhe djemve të reality-t këtë sezon, përflitet se ka nisur një marrëdhënie me njërin prej konkurrentëve dhe për këtë arsye e kanë shkarkuar nga detyra e saj.

Burime të sigurta për "Pamfleti"-n thonë se Loredana dhe konkurrenti Keijsi Hyseni kanë gjetur përputhshmërinë me njëri-tjetrin.

WTF?! Hiqet Loredana nga Për'puthen pasi u kap me këtë

Si pasojë, Loredana nuk do të jetë më pjesë e Për'puthen, edhe pse do ta shohim në ekran edhe për pak episode duke qenë se regjistrohen që më parë. Nuk është e ditur nëse i njëjti vendim vlen edhe për Keijsin.

Për t'i hedhur më shumë benzinë zjarrit, ka dhe një foto mes dyshes së skandalit.

WTF?! Hiqet Loredana nga Për'puthen pasi u kap me këtë

Sipas njerëzve që i kanë parë të dy në plazh, Loredana dhe Keijsi janë parë duke mbajtur dhe duart së bashku, ama s'kemi foto të këtij momenti.

Për më tepër, nga departamenti i Instagramit, përputhshmëria duket e njëanshme:

WTF?! Hiqet Loredana nga Për'puthen pasi u kap me këtë

Sido të qëndrojë e vërteta, një gjë është e sigurt, mollës i ka hyrë krimbi dhe dikush do duhet ta heqë. 


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO