Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUWest Side Family: "S’kena para, por sot s’është më aq qejf"
Të ftuar në episodin e fundit të Uëtëfë Show, ikonat e hip-hopit shqiptar Landi dhe Miri nga West Side Family rikthyen nostalgjinë me këngën e tyre të famshme "S’kena para", me titullin e njohur tashmë si moto: “Kena lind për qejf”. Por mesa duket, ajo që dikur ishte thjesht një këngë, sot është realitet për shumë artistë.
Landi, duke folur pa doreza, u shpreh:
“Jo, s’kemi para. Nuk kemi në proporcion me famën, suksesin, popullaritetin.”
Ai theksoi se problemi nuk qëndron te mungesa e punës apo e përkushtimit nga artistët, por në sistemin që nuk i mbështet ata:
“Ka një problem shumë të madh që është kuadri ligjor, që është i pastabilizuar në Shqipëri. Prandaj artistët vuajnë. Dhe për fat të keq, West Side-i nuk ka çmimin në treg sa mund ta ketë X-i apo Y-ni që merr ndjeshëm për koncert.”
Nga ana tjetër, Miri, si gjithmonë me humor, shtoi:
“Të ishim dhe ne si VIP-at jashtë shtetit… me vila, jo me apartamente në pallat!”
PODCASTS
GAMING
DATING