Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUStilisti Desi Doçe: “Vajzat shqiptare gënjejnë. Vetëm këto 4 paguhen nga Fashion Nova”
Stilisti Desi Doce ka dhënë disa deklarata të drejtpërdrejta dhe pa doreza gjatë intervistës së tij në Uëtëfë Show, duke komentuar fenomenin e vajzave shqiptare që prezantohen si ambasadore të markës Fashion Nova.
"Nuk është ndonjë privilegj i madh të jesh brand ambassador i Fashion Nova," u shpreh Desi.
"Jo për t’ia ulur vlerën, se ndonjëherë më ndodh të shoh ndonjë rrobë shumë të bukur dhe habitem kur shoh që është nga Fashion Nova. Por nuk më pëlqen fare kjo tendenca e vajzave shqiptare për të bërë sikur paguhen nga kjo markë."
Sipas tij, shumica paguhen shumë pak, ndërsa lista e emrave që kanë bashkëpunuar me Fashion Nova përfshin vajza të njohura si Festa Qoqaj nga Kosova, si dhe Einxhel Shkira, Fjoralba Ponari dhe më së fundmi Argjira Spanca.
"Fashion Nova të bombardon me kërkesa," shtoi Desi. "Do të postosh vazhdimisht, 10 reels në muaj. Pagesa mund të jetë e mirë, por intensiteti i postimeve është çmenduri."
PODCASTS
GAMING
DATING