Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Ne ju pyetëm, ju u përgjigjët: Këta VIP-a ✧s'dhezën✧ fare këtë verë!

  • Nga Andale
  • 15 Shtator 2025, 10:41

Ne ju pyetëm, ju u përgjigjët: Këta VIP-a

Në episodin e fundit të “UëTëFë Show”, moderatorët e Andale Media i lanë për pak anash kalkulatorët e pushimeve dhe i kthyen sytë nga Instagrami. Me një "Ask me a question" në profilin zyrtar të Andale, pyetja ishte e qartë dhe direkte:

“Cilët VIP-a s’kanë dhezur fare këtë verë?”

Pra, kush s'është ndjerë fare apo s'ka bërë bujë si zakonisht me projektet e veta?

Përgjigjet e ndjekësve ishin të shumta dhe të sinqerta, dhe moderatorët nuk ngurruan t’i ndanin me publikun, duke i shoqëruar me komentet e tyre.

1. Gjesti 

Ne ju pyetëm, ju u përgjigjët: Këta VIP-a

Emri më i përmendur nga ndjekësit ishte Gjesti. Sipas tyre, artisti nxori vetëm një këngë, që, dakord, u bë hit, por s'mbahet e gjithë vera me një këngë tek pullë. Disa përmendën edhe faktin që ai vetë ka deklaruar probleme me kompaninë menaxhuese të mëparshme, gjë që e ka kufizuar në projekte.

Moderatorët i dhanë benefitin e dyshimit, duke thënë:

“Ndoshta është duke përgatitur rikthimin ose thjesht po pushon siç duhet pas një periudhe intensive.”

2. Butrint Imeri

Ne ju pyetëm, ju u përgjigjët: Këta VIP-a

Një tjetër emër që u përmend shpesh ishte Butrint Imeri. Edhe pse ka nxjerrë një këngë gjatë verës, ndjekësit mendojnë se nuk është më ai Butrinti i projekteve që ndiznin çdo plazh dhe klub.

“Ka qenë më i qetë, por ndoshta është zgjedhje personale,” u shprehën moderatorët.

3. Noizy 

Ne ju pyetëm, ju u përgjigjët: Këta VIP-a

Dikush përmendi edhe Noizy-n, por ky propozim ndezi debat në studio.

“Jo, s’jemi dakord!” thanë moderatorët njëzëri. “Ka qenë aktiv, ka bërë evente, ka nxjerrë projekte… por ndoshta nuk ka bërë atë lloj zhurme mediatike si dikur. Kaq.”

Pra, Noizy nuk është harruar, thjesht këtë verë ka qenë “më i moderuar”, në stilin e vet.

4. Melinda Ademi

Ne ju pyetëm, ju u përgjigjët: Këta VIP-a

Emri i katërt në listë ishte Melinda Ademi. Sipas ndjekësve “ka humbur fare”. Nuk ka pasur projekte të reja, koncerte, apo as ndonjë moment viral.

Moderatorët shtuan:

“Melinda ka pasur gjithmonë rikthime të forta, por këtë verë nuk e kemi parë askund – as në skenë, as në rrjete.”

A mos po vjen një surprizë nga ajo? Kjo mbetet për t'u parë.

5. Flori Mumajesi 

Ne ju pyetëm, ju u përgjigjët: Këta VIP-a

Dhe në fund, një emër që nuk është harruar, por që ndjekësit mezi po presin të shpërthejë sërish: Flori Mumajesi.

Është aty, por si në "sleep mode". Ka potencialin të bëjë namin, por s’e ka bërë akoma këtë verë, as nja 5 apo 6 paraardhëset...


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO