Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Miri i West Side Family zbuloi një surprizë dhe Landi s'e fsheu dot zemërimin

  • Nga Andale
  • 22 Shtator 2025, 14:13

Miri i West Side Family zbuloi një surprizë dhe Landi s'e fsheu

Djemtë e West Side Family, Landi (Roland Hysi) dhe Miri (Armir Shahini) ishin të ftuar së fundmi në programin UëTëFë Show në Andale Media dhe intervista dukej se po shkonte për mrekulli.

Drejt fundit, një nga moderatorët e programit, Fatosi, pyet djemtë nëse janë duke përgatitur ndonjë material muzikor për publikun. Miri, i ndikuar nga ambienti pozitiv në studio, vendosi: "E di çfarë? Do jua them këtyre të rinjve se çfarë po planifikojmë sepse ndihet si momenti i duhur!".

Dhe kështu, Miri zbuloi se po vjen kënga numër 10 që pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, por jo vetëm kaq. Kënga, do të jetë një risjellje ndryshe e hit-it më të njohur të West Side Family që i solli grupit dhe famën më të madhe: "Mesazh".

Miri i West Side Family zbuloi një surprizë dhe Landi s'e fsheu

"Kënga e radhës është një 'SMS 2'," tha Miri entuziast ndërkohë që zhgënjimi i Landit për zbulimin e surprizës ishte i dukshëm.

"Që do e thoshe dhe këtë s'ma merrte mendja," tha Landi drejtuar Mirit.

"Nuk e kisha menduar kurrë që do e thoja këtë, por e thashë se më erdhi natyrshëm," ia ktheu Miri.

"Sapo i hodhi Miri 100 mijë euro kështu në tavolinë. Çfarë t'ju këndojmë, na preu krahët Miri, s'na vjen zëri," vazhdoi më tej Landi qartësisht i mërzitur, ndonëse e këndoi gjithsesi më tej hyrjen e famshme të "Mesazh".

Miri i West Side Family zbuloi një surprizë dhe Landi s'e fsheu

Dimë të themi vetëm që rruga me makinë për në shtëpi duhet të ketë qenë shumë e sikletshme mes dy kolegëve.

Momentin e plotë e ndiqni më poshtë:


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO