Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTULlogarisim sa kanë harxhuar VIP-at për luks këtë verë!
Sezoni i dytë i “UëTëFë Show” ka nisur me ritëm të lartë, humor dhe një temë që gjithmonë ndez diskutime: sa kushtojnë pushimet dhe qejfet e VIP-ave shqiptarë?
Treshja e moderatorëve: Fatosi, Artemisa dhe Kostjani u rikthyen në ekran me makinë llogaritëse në dorë dhe me ndihmën e Chat-it për të bërë një analizë financiare të verës së “të famshmëve”.
Blendi Fevziu - Nomadi më famëkeq shqiptar
Subjekti i parë ishte gazetari Blendi Fevziu, i cili këtë verë (ashtu si çdo verë tjetër) ka shëtitur mbi 10 destinacione të njohura ndërkombëtare; nga Azia në Amerikë, nga Europa në Afrikë, Blendi ka dokumentuar çdo hap në rrjetet sociale. Pas një vlerësimi të kujdesshëm, kostot totale të udhëtimeve të tij përllogariten rreth 13 mijë euro.
Por kjo shifër nuk i bindi moderatorët.
“Një 20-she e vdekur që e ka prishur Blendi,” u shpreh Fatosi mes të qeshurave, duke nënkuptuar që 13 mijë euro ndoshta janë vetëm biletat e avionit për gazetarin tonë aventurier.
Luana Vjollca – Trëndafilat me vlerë (pothuajse) sa një apartament
Pastaj erdhi radha e Luana Vjollcës, që këtë vit u bë virale me një surprizë mbresëlënëse për ditëlindjen e saj në fillim të shtatorit: 30 mijë trëndafila të kuq, të ndarë mes jugut dhe kryeqytetit. Llogaritjet e moderatorëve tanë tregojnë një shumë marramendëse: rreth 90 mijë euro vetëm për lule.
Këto surpriza të çmendura me lule nuk janë aq të papritura për publikun që e njeh Luanën. Ajo është një ikonë e showbiz-it shqiptar që siç u përmend edhe në emision, që në vitin 2012 njihej për të famshmen “E marta e Luanës”, dita kur ajo priste surpriza me buqeta gjigante lulesh nga fansa misteriozë. Ajo traditë, me sa duket, nuk ka vdekur, përkundrazi, është kthyer më e fortë dhe më luksoze se kurrë.
PODCASTS
GAMING
DATING