Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të VIP-ave!

  • Nga Andale
  • 22 Shtator 2025, 12:42

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të

Në episodin e fundit të Uëtëfë Show në Andale Media, i ftuar ishte stilisti Desi Doçe, i drejtpërdrejtë, pa filtra dhe me një sy të mprehtë për stilin. Ai komentoi disa nga daljet më të freskëta të VIP-ave shqiptarë dhe nuk kurseu as lëvdata, as kritika.

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të

Xhensila – Desi shprehu shqetësimin e tij për një trend që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm: “Kur dikush merr shumë famë, vrapon drejt brand-eve të shtrenjta. Por të vishesh me marka nuk do të thotë që ke stil, thjesht tregon që ke lekë.”

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të

Elvana me tyl francez, veshje nga Valdrin Sahiti – një “10/10” sipas Desit. Një kombinim perfekt i finesës dhe individualitetit.

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të

Tayna – Stili i saj i fundit shihet si i ndikuar pozitivisht nga bashkëpunimi me Yll Limanin, i cili “di të ndërtojë vizualisht bukurinë e një artisti”. Rezultati? Tayna një yll më vete.

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të

Egli – Sipas Desit, ajo dukej “nice”, por nuk ishte 100% në stilin e saj. “Ka një lloj përpjekjeje për t’u dukur që nuk i ngjan shumë.”

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të

Arbana dhe Xhemi në dasmën e vëllait të Arbanës – Xhemi, “e thjeshtë dhe e kuruar si gjithmonë”. Arbana, nga ana tjetër, në një fustan Dolce & Gabbana me print leopardi: “Pak e papërshtatshme dhe provokuese për një dasmë familjare.”

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të

Shyhrete Behluli – Veshja e saj u quajt “skandaloze”, por Desi e përmbylli me humor dhe dashuri: “Edhe pse e duam Shyhreten, të lutem, na fto në dasmë herën tjetër!”

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të

Pas analizës së veshjeve në evente dhe dasma, Desi Doce dhe moderatorët e Uëtëfë Show hodhën një sy edhe në kombinimet më të fundit nga Instagram-et e VIP-ave shqiptarë, aty ku shpesh fshihet e vërteta e stilit (ose mungesës së tij).

Arbana Osmani u komentua për një kombinim me atlete Miu Miu mbi 1,000 euro dhe cardigan Prada për një dalje të thjeshtë ditore. Desi ishte i qartë: "Nuk do e kisha veshur si outfit përditshmërie. Nuk shkon cardigan Prada për kafe lagjeje.”

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të

Xhensila me një fustan Emilio Pucci, gjithashtu mbi 1,000 euro, nuk e bindi aspak Desin: "Skandal. Nuk më pëlqen fare ky brand, dhe pse është i shtrenjtë. Thjesht jo."

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të

Oriola Marashi në një videoklip me një veshje Dolce & Gabbana – “një dashuri”, sipas Desit. “Outfit i shtrenjtë, mbi 2 mijë euro, por kur kombinohet bukur si ajo, çdo euro ka vlerë.”

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të

Françeska Murati u vlerësua për një fustan Zimmermann dhe çantë mbi 3,000 euro. Desi nuk e fshehu entuziazmin: “Shumë klas. Më pëlqen shumë Franceska, dhe jo kot e quajnë ‘mbretëresha e të veshurit shtrenjtë’.”

Komentojmë (zh)veshjet më të mira & skandaloze të

Për Desin, çmimi nuk është gjithçka, por kur shtrenjtësia takohet me shijen, ai e njeh menjëherë.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO