Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Detektivët zgjidhin çështjen: Kush ishte zëri misterioz në story-n e Florit?

  • Nga Andale
  • 15 Shtator 2025, 11:25

Detektivët zgjidhin çështjen: Kush ishte zëri misterioz

Në episodin e fundit të “UëTëFë Show”, Fatosi dhe Artemisa u shndërruan në detektivë emocionalë, duke analizuar një nga ngjarjet më të diskutuara të javës në showbiz-in shqiptar: një story e postuar nga Flori Mumajesi, ku dëgjohet një zë femre që pyet:

“A do ta heqësh qafe si njeri?”

Ndërsa Flori përgjigjet me një ton të rëndë: “S’e di.”

Detektivët zgjidhin çështjen: Kush ishte zëri misterioz

Detektivët zgjidhin çështjen: Kush ishte zëri misterioz

Kaq mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthenin në teori, analiza dhe “ekspertiza popullore”. Dhe “detektivët” tanë i morën të gjitha në shqyrtim: nga Elvana Gjata te Grida Duma!

Pista nr.1: Elvana Gjata – Muza e përjetshme?

Detektivët zgjidhin çështjen: Kush ishte zëri misterioz

Që në momentin e parë, zëri u identifikua nga shumica si ai i Elvana Gjatës. Nuk ishte thjesht timbri, por edhe historia mes tyre që e bën këtë teori të besueshme. Ata janë njohur që 15 vjeç dhe Elvana ka qenë muza e parë dhe më jetëgjatë në krijimtarinë e Florit.

Detektivët zgjidhin çështjen: Kush ishte zëri misterioz

Komentet ishin të shumta dhe të thella:

“Qartazi është Elvana. Flet për një fëmijë që ka abortuar,” shkruan një komentues që, sipas moderatorëve, “ka ndonjë diplomë nga OBSH për këtë analizë”.

Kjo teori ka emocion, ka histori, por edhe... shumë supozime. Dhe asnjë konfirmim.

Pista nr.2: Nora Gega – Dashuria e parë dhe e ndaluar?

Detektivët zgjidhin çështjen: Kush ishte zëri misterioz

Një tjetër emër që doli në sipërfaqe është Nora Gega, një figurë më pak publike, por e njohur në rrethin artistik si një dashuri e vjetër e Florit. Ata janë njohur në adoleshencë dhe thuhet se kanë pasur një lidhje të thellë, që u ndërpre kur Nora u martua me deputetin Blendi Klosi, me të cilin tashmë është ndarë.

Pista nr.3: Soni Malaj – “Zëri i dhimbjes”?

Detektivët zgjidhin çështjen: Kush ishte zëri misterioz

Nëse do të kërkojmë një lidhje publike të Florit me bujë dhe me histori të lëna përgjysmë, Soni Malaj është një kandidate e fortë. Ata kanë qenë bashkë për dy vite dhe ndjekësit nuk kanë harruar.

Ekspertja e famshme e TikTok-ut, “Helena e Trojës”, mendon ndryshe:

“Flori këtë e ka bërë vetëm për të hyrë sërish fuqishëm në tregun muzikor. Është marketing emocional.”

Por nuk mungojnë as analizat mjekësore:

“Ekspertët tanë duhet të kenë lidhje me gjinekologët,”  tha Fatosi shumë serioz, duke përmendur faktin se ka spekulime për një fëmijë të humbur mes Sonit dhe Florit.

Pista nr.4: Efi Dhedhes – Lidhja e fundit?

Detektivët zgjidhin çështjen: Kush ishte zëri misterioz

Një ndjekëse me emrin unik annannn12u3u2 shkroi:

“E kam parë Efin me Florin disa herë së fundmi. Kanë qenë shumë të afërt.”

Nuk është përjashtuar që Flori të ketë zgjedhur të trajtojë një lidhje më të re në mënyrë artistike. 

Pista nr.5: Grida Duma – Kur politika takohet me këngën?

Detektivët zgjidhin çështjen: Kush ishte zëri misterioz

Dhe pastaj, erdhi goditja e papritur. Një komentues i quajtur “111” shkroi:

“Ca Elvana thoni… se latë nom. Është Grida Duma.”

Në studio ra heshtja… për pesë sekonda.

Përfundimi i detektivit Fatos: “Po i përdor të gjitha”

Në përmbyllje të analizës, detektivi Fatosi nxori përfundimin e tij personal:

“Flori po përgatitet për një rikthim të fortë muzikor dhe po përdor zërat, kujtimet dhe ish-dashurat si karburant artistik. Aty ku ka dhimbje, ka këngë të mira.”

Dhe ndoshta kjo është e vetmja gjë që dimë me siguri: kur Flori dhemb, kënga del hit.

A ishte Elvana? A ishte Nora? Apo një tjetër që ende nuk e dimë?

Rasti mbetet i hapur.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO