Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTURegjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUSelin hedh një deklaratë që s’kaloi pa zhurmë dhe përmend Marinën

Në mes të prime-it të shtunën, mes dhuratave të sponsorëve dhe një bisede me DJ Gimbo, Selin Bollati vendosi të mos flasë për lojën. Ajo rrëfeu një histori të së kaluarës dhe përmendi Marina Vjollca.
Selin i tregoi Gimbos se dikur ishte ftuar në një panel sportiv dhe se, sipas saj, i ishte kërkuar të bënte një deklaratë të pavërtetë vetëm për t’u bërë virale. Deklarata ishe: të dilte e të thoshte se e kishte ngacmuar një futbollist i Spanjës.
“Ka qenë prezantuese këtu te Topi, tani ka bërë këtë brand-in. Më ka ftuar njëherë në emision, për një panel sportiv dhe më ka thënë: ‘Do dalësh dhe do thuash që më ka ngacmuar një futbollist i Spanjës. Se bëhet virale’”, u shpreh Selin. “Unë i kam thënë ‘jo’. Dhe prej kësaj unë nuk i kam…”, vazhdimi i fjalisë u tha me zë të ulët dhe nuk u kuptua qartë nga mikrofoni.
Detaji që e bën historinë të çuditshme është koha. Marina ka moderuar “Procesi Sportiv” deri në vitin 2017 dhe Selin ka lindur në vitin 2002. Me këto data, ajo do të kishte qenë shumë e re, maksimumi 15 vjeç, në momentin e pretenduar. Këtu lind dilema: gënjeshtër, keqkuptim, apo një e vërtetë shqetësuese për gënjeshtrat televizive? Por Marina Vjollca ka moderuar edhe emisionin "Kampionët" në TV Klan gjatë Euro 2024. Pra, Selin mund t’i referohet një paneli tjetër, në një periudhë më të vonshme.
Për momentin, nga Marina nuk ka asnjë reagim publik.
PODCASTS
GAMING
DATING