Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTURegjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUGruaja e Mirit thotë se beson te burri i saj, por ka rezerva për Selin
E ftuar në Top Albania Radio Live, Rabea Shahini foli hapur për lojën e Mirit në "Big Brother VIP Albania", duke mos anashkaluar as deklaratat e babait të Selin. Ajo pranoi se u trondit kur i dëgjoi për herë të parë.
Rabea tha se e kupton merakun e një babai për vajzën e tij, por jo gjykimin publik për një person që, sipas saj, nuk ka bërë asgjë të paligjshme apo të dënueshme. Përgjegjësia, sipas saj, nuk mund të hidhet e gjitha mbi Mirin, aq më tepër kur Selin ka marrë sinjale dhe këshilla nga jashtë, jo vetëm përmes letrës së babait, por edhe nga takimet me familjarët.
Sa i përket raportit mes Mirit dhe Selin, Rabea është e qartë: për të është thjesht miqësi. Një afrimitet që nisi nga një detyrim loje pas prime-it të parë dhe u shndërrua në strategji. Ajo e vlerëson Selin si lojtare të fortë, por thekson se nëse ka përfitim nga kjo marrëdhënie, ai është njëanshëm.
Sipas saj, Miri ka qenë mbështetje, këshillë dhe mburojë për Selin, ndërsa e kundërta nuk ka ndodhur në të njëjtën masë. Kjo nuk e bën Rabean xheloze. Besimi i saj është te bashkëshorti, me të cilin ka më shumë se një dekadë krah për krah. “Dashuri ka me mua dhe me gocën,” thotë ajo, duke mbyllur çdo diskutim për ndjenja të tjera.
Megjithatë, edhe pse e qetë dhe e sigurt, Rabea nuk e fsheh se do të preferonte që Miri dhe Selin të mos ishin kaq pranë. Jo nga xhelozia, por nga loja. Sipas saj, larg këtij afrimi, Miri mund të fokusohet më shumë, të tregojë veten dhe pse jo, të shkojë drejt finales.
Besimi është i plotë, ndjenja nuk ka, por distanca do t’i bënte punë lojës së Mirit.
PODCASTS
GAMING
DATING