Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Nis në Andale “Me nder jush”, një program që s’është për të gjithë

  • Nga Andale
  • 26 Shkurt 2026, 09:43

Nis në Andale “Me nder jush”, një program që

…por është për ata që kuptojnë se ndonjëherë, për të thënë gjërat serioze, duhet t’i thuash me humor. Dhe ndonjëherë, për t’i thënë me humor, duhet të mos kesh frikë nga e vërteta.

Çdo të enjte, ora 21:00, në YouTube / Andale AL nis “Me nder jush”, late-night show i parë i mirëfilltë në Shqipëri.

Në qendër të programit është Denis Taullaj, si autor dhe moderator, një nga emrat më të fortë të stand up comedy në vend dhe pjesë e fenomenit “Comedy Thursday”, ku çdo shfaqje është sold out.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andale (@andale.al)

Denisi nuk vjen në Andale për të bërë një talk show, por vjen për të bërë atë që di më mirë: të marrë fenomene sociale, politike dhe shoqërore dhe t’i çmontojë me humor dhe satirë. Ai ka ndërtuar ekskluzivisht në Andale një format të frymëzuar nga late night show-t amerikane, por që mban shijen e komedisë së tij.

Përkrah tij do të jetë Megli Haskaj, gjithashtu pjesë e Andale, energjia që balancon, sfidon dhe ndërhyn aty ku duhet.

Nis në Andale “Me nder jush”, një program që

“Këtë sezon, Andale ka si prioritet zhvillimin e formateve me identitet të fortë autorial. ‘Me nder jush’ është një shembull i qartë i kësaj qasjeje. Ai vjen si një program me zë të vetin unik, për një audiencë që kërkon origjinalitet të ndërthurur me satirë që nuk përfundon kurrë. Di të them, se ky format do të jetë një surprizë për të gjithë” u shpreh Bora Xhani, Drejtore e Programacionit në Andale.

Me nder jush është ajo fjalia që paraprin diçka të sikletshme, sepse nuk është një program ku të gjithë përpiqen të jenë politikisht korrekt e ku fjalët peshohen mirë për të mos prishur ekuilibrin.

Me nder jush… do t’i themi të gjitha. Çdo të enjte, ora 21:00, në YouTube / Andale AL.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO