Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTURegjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU“Baladë si çdo baladë”: Sheila mendon se Alis nuk e meritonte Eurovision-in

Sheila nuk dyshon aspak te talenti i Alisit, por te kënga e tij? Po.
Në “Uëtëfë Show”, ajo foli për eksperiencën në Festivalin e Këngës, zhgënjimin me renditjen dhe, sigurisht, për fituesin. Sipas saj, “Nan” nuk ishte kënga e denjë për Eurovision.
“Është një baladë si çdo baladë që ka kënduar kushdo në festival,” tha ajo, duke shtuar se madje u citua si e ngjashme me një tjetër këngë.
Alis u shpall fitues i edicionit të 64-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Pas fitores, ai u përball me akuza për ngjashmëri me “Like A Prayer” të Madonna-s, pretendime që i hodhi poshtë. Sheila, megjithatë, është skeptike.

Kur u përmendën edhe thashethemet për këngën e saj, ajo bëri dallimin. “Termi i saktë quhet interpolim,” sqaroi ajo. “Është si të marrësh një trashëgimi kulturore, ta përpunosh dhe ta sjellësh në variantin tënd.” Për “Zemra e Tokës”, Sheila përdori vargun “qaj Maro”, por mohoi të ketë marrë vijën melodike.
Sheila u rendit e treta në Festival. Dhe ndërsa Shqipëria do të dërgojë Alisin në Eurovision, ajo po synon të njëjtën skenë, nga një tjetër drejtim. Me po të njëjtën këngë, Sheila konkurron në festivalin e San Marinos.
PODCASTS
GAMING
DATING