Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Drama pas BBVK: Benita kundër Olsës

  • Nga Andale
  • 24 Shkurt 2026, 12:17

Drama pas BBVK: Benita kundër Olsës

Pas eliminimit në gjysmëfinale, ish-banorja e "Big Brother VIP Kosova 4", Benita, ka akuzuar produksionin dhe Olsa Muhametin, producenten e spektaklit, se votat e publikut janë manipuluar dhe duhet të kishte shkuar ajo në finale në vend të Hygerta Sakos.

"Faleminderit @bigbrothervipkosova [që] mbani premtimet, po votat dhe faktet i kemi! Pa dyshim që është çmenduri!" shkroi Benita një ditë pas eliminimit në postimin e publikuar në profilin e saj.

Olsa Muhameti nga ana tjetër, nuk ka zgjedhur t'i kundërpërgjigjet drejtpërdrejt akuzës së Benitës, por ndoshta një përgjigje ia ktheu duke ripostuar një story të Dolce-s, një tjetër ish-banore që u eliminua në gjysmëfinale.

"Dolce, faleminderit për mirënjohjen. Lum kush e ka këtë vlerë."

Por nuk mbaron këtu. Menaxheri i Benitës iu përgjig disa pyetjeve në një telefonatë në "Uëtëfë show": A iu bë padrejtësi? A do ta hedhë në gjyq produksionin e BBVK? A do të futet në "Big Brother VIP Albania"?

Ndiqni videon e mëposhtme:

 


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO