Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

A ishte "Big Brother VIP 1" sezoni më i mirë? DJ Dagz mendon që po dhe ja pse

  • Nga Andale
  • 6 Mars 2026, 13:49

A ishte "Big Brother VIP 1" sezoni më i mirë? DJ Dagz mendon

Të ftuar në një nga programet e reja në Andale Media, "Vibin", Dj Pm dhe Dj Dagz folën ndër të tjera edhe për eksperiencën e tyre në "Big Brother VIP Albania 1".

Të pyetur nga moderatorja Keisiana Hoxha nëse do donin ta riprovonin si eksperiencë, djemtë ndanë mendime të ndryshme.

Dj Pm shprehu se nuk i mungonte fare dëshira, por do donte të ishte pjesë e "Big Brother VIP Kosova":

"Unë po, me shumë qejf. Mua nëse ma bëjnë ftesën, isha futur, në tjetrin kuptohet, jo këtu."

Dj Dagz nga ana tjetër ishte po aq i qartë sa Pm, por për faktin se nuk do hynte më kurrë në Big Brother:

"Unë? Kurrë. Nuk është se s'e dua si format, po sinqerisht unë dua formatin e Big-ut që ka qenë te 1-shi."

Sipas Dagz, "Big Brother VIP Albania 1" nuk ka lidhje me edicionet pasardhëse:

"Se formati i Big-ut me ne, me 2-shin, 3-shin, 4-ën, 5-ën, nuk ka të bëjë fare. Zero."

Ai argumentoi se mendonte në mënyrë të tillë pasi në edicionet pasardhëse konkurrentët u fokusuan shumë në "lojë" dhe justifikuan gjithë veprimet për hir të saj:

"E para, në Big-un tonë nëse thoje 'është pjesë e lojës'…në këtë rast s'ka ndodhur. Nëse gjen dikë në Big që ka thënë 'është pjesë e lojës', 'strategjia ime'…nuk ka shanse. Sinqerisht te ne ka qenë [gjithçka e vërtetë], ndoshta jo 100% se ka pasur që e kanë ditur që është lojë ose lojë nervash siç i thonë sot, që çdo gjë e bëjnë për lojë."

Dagz shprehu se nuk është dakord që si gabimet, por edhe veprat e mira, rezultojnë të jenë bërë nga banorët për lojë, duke nënkuptuar se "Big Brother VIP Albania 1" ishte më i vërtetë dhe për rrjedhojë, edicioni që i qëndroi më së shumti formatit të Big Brother që ai parapëlqen:

"Çfarëdo që ndodh, kanë atë argumentin që edhe nëse është gabim deri në maksimum, po edhe nëse është mirë deri në maksimum, është në kuadër të lojës."

Intervistën e plotë e shihni në videon në vijim:


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO