Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Capital T flet për Adrolën (relationship reveal, versioni shqiptar)

  • Nga Andale
  • 16 Shkurt 2026, 12:12

Capital T flet për Adrolën (relationship reveal, versioni shqiptar)

Kur je figurë publike, publiku do detaje për jetën tënde, por Capital T i pëlqen versioni shqiptar: Një foto mjafton!

Në podkastin e Grida Dumës, reperi foli për jetën dhe kufijtë që vendos mes skenës dhe shtëpisë. Dhe kur erdhi puna te Adrola, ai nuk u fsheh, por as nuk u hap.

“Nuk është sekret. S’ka qenë zgjedhje për ta mbajtur sekret, ka qenë zgjedhje për të mbajtur privatësinë.”

Pra po, lidhja ekziston, por vetëm kaq. Sipas tij, gjërat që janë shumë të rëndësishme duhen mbrojtur.

“Normal që gjërat që janë shumë të rëndësishme për ty i ruan me fanatizëm.”

Ironia e vogël? Dy ditë më parë u publikua fotoja që konfirmoi gjithçka. Intervista, me shumë gjasë, është xhiruar para atij postimi.

Capital T flet për Adrolën (relationship reveal, versioni shqiptar)

Me pak fjalë, Capitalin dhe Adrolën do i shihni në Instagra, por s'do i dëgjoni të flasin për njëri-tjetrin nëpër intervista.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO