Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Reagon ashpër Dua Lipa ndaj lajmit se pushoi nga puna agjentin e saj

  • Nga Andale
  • 24 Shtator 2025, 15:02

Reagon ashpër Dua Lipa ndaj lajmit se pushoi nga puna agjentin e saj

Pak ditë më parë, mediat britanike, Daily Mail e para, shpërndanë lajme se Dua Lipa kishte pushuar nga puna menaxherin e saj, David Levy, për shkak të qëndrimeve të tij pro-Izrael dhe kundërshtimit të artistëve pro-Palestinë në industrinë e muzikës. Historia u përhap me shpejtësi, madje edhe grupi Kneecap e ndau publikisht, duke i dhënë lajmit më shumë zë.

Por tani, këngëtarja dhe agjencia e saj WME e kanë mohuar kategorikisht këtë pretendim. WME thekson se Levy nuk është përfshirë në punët e përditshme të Duas që nga viti 2019 dhe që atëherë është tërhequr plotësisht nga projektet e saj.

“Raportimet se Dua Lipa ose menaxhimi i saj pushuan një agjent për shkak të pikëpamjeve të tij politike janë krejtësisht të pavërteta,” thuhet në deklaratën e tyre.

Dua Lipa reagoi ashpër edhe në Instagram:

“Nuk i mbështes veprimet e David Levy-t apo të drejtuesve të tjerë të industrisë ndaj një artisti që thotë të vërtetën e tij. Gjithashtu, nuk mund të injoroj mënyrën se si kjo histori u trajtua nga mediat. Jo vetëm që lajmi ishte krejtësisht i rremë, por gjuha e përdorur nga Daily Mail ishte qëllimisht provokuese, e shkruar thjesht për klikime dhe dukshëm e dizajnuar për të ndezur përçarje online. Gjithmonë Free Palestine, por të shfrytëzosh një tragjedi globale për të shitur gazeta është diçka thellësisht shqetësuese.”

Reagon ashpër Dua Lipa ndaj lajmit se pushoi nga puna agjentin e saj


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO