Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUPërmbledhje e dramës Angela Martini - Fatmir Hysenbelliu (dhe një e tretë)
Nëse s'jeni përditësuar mbi thashethemin më të nxehtë të momentit, po e ndajmë me round-e për ju:
1. Shpërthen Angela Martini: “Ti dhe familja jote patët guximin të luanit me emrin tim?”
Pas një mungese relativisht të gjatë, Angela Martini ka bërë një postim, ku shpërthen ndaj një personi dhe familjes së tij/saj. Modelja, e cila prej vitesh jeton në SHBA, është shprehur se e ka zbuluar se cilët janë armiqtë e saj dhe se jetojnë në Tiranë:
Më tej, Angela vijon:
2. Angela Martini e kishte inatin me Fatmir Hysenbelliun: “Tradhtoi një vajzë shumë të bukur me mua”
Në një postim të gjatë në Instagram, ku i bëri edhe tag Fatmirit, modelja shprehet:
Ajo theksoi se Fatmiri, përpos dështimit të tij në karrierën si futbollist, dështoi edhe në lidhje me të:
3. Fatmiri i përgjigjet Angela-s: “Mbahet mend nga meshkujt që ka pasur”
Fatmir Hysenbelliu e lexoi mesazhin e gjatë të Angela Martini-t dhe akuzat e saj dhe vendosi të kthejë një përgjigje në “Live From Tirana”.
“Kjo situatë është për të qeshur dhe për të ardhur keq…si një grua e martuar dhe nënë fëmije, që besoj jeton përtej oqeanit e që nuk kam pasur kontakt me të që nga viti 2015 dhe që unë nuk e konsideroj lidhje…Kanë qenë shumë miq rreth nesh në atë periudhë që mund ta vërtetojnë se ajo u largua nga Shqipëria, sepse unë i thashë që nuk kam më interes tek ajo”.
Fatmiri shtoi se modelja e ka kthyer situatën sipas dëshirës së saj dhe sqaroi edhe çështjen e reklamës së Birra Tiranës.
“Dhe në vitin 2025 ta kthesh situatën sipas dëshirës është vërtet wow! Ku mund të arrijnë njerëzit për çfarëdo lloj përfitimi që duan ta arrijnë dhe nuk e kuptoj nëse është për të hedhur baltë mbi imazhin tënd ose të familjes tënde për përfitime nga të tjerët! Sa i përket reklamës për një nga bizneset tona, kur ne e blemë si kompani, stafi i ri që kemi vendosur përdori reklamat ekzistuese dhe njëra nga to paska qenë edhe kjo. Tani mora vesh që ajo ka hedhur në gjyq kompaninë që të mos përdorej më imazhi i saj, sepse donte më shumë lekë, por gjyqi ka përfunduar në favorin tonë dhe ajo reklamë nuk është përdorur më”.
Më tej, ai saktësoi se nuk i ka thënë asnjë gazetari të mos shkruajë për Angela-n:
“Sa i përket lajmeve, asnjë gazetari nuk i kam thënë që të dalë ose të mos dalë ajo në mediat tona, as unë, as familja ime, sepse nuk përbën asnjë lloj interesi për ne. Jo më t’u themi mediave të tjera (ku secila është e pavarur). Përkundrazi, ajo ka dalë gjithmonë kur ka qenë lajm te ne, jo më afër se dje! Mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi i gazetarit, por për këtë nuk di ç’të them, gazetarët janë të pavarur!”.
Ai vijoi duke thënë se ndoshta Angela nuk di të kërkojë emrin e saj dhe se ka arritur shumë larg për klikime.
"Nuk është faji im nëse ajo vajzë nuk di emrin e vet dhe e kërkon me “G” dhe jo me “Xh” dhe nuk i dalin lajmet. Nëse futesh, ke 100 lajme të saj në mediat tona. Pashë që vetëm 2-3 lajme të para shumë viteve nuk happen dhe po e investigojmë këtë gjë. Por të arrijë një person deri këtu, të “hapë zorrët e barkut” për klikime apo lajme… turp t’i vijë!”.
“Nuk do të prononcohesha për askënd, sepse nuk dua t’i jap rëndësi një personi që nuk ekziston për mua, kur unë kam jetën time. Por thjesht të bëra një përmbledhje për respekt. Besoj se ajo vajzë duhet të na kërkojë një falje të madhe, sepse ne jemi një familje që gjithçka e kemi arritur me forcat tona, në mënyrë të ndershme, jo si ajo, që mbahet mend vetëm nga meshkujt që ka pasur dhe nga asgjë e arritur në jetë!”, përfundoi ai.
3. Angela do të na tregojë me çdo kusht që ka të drejtë në sherrin me Fatmirin!
Rishtazi, në një tjetër postim në Instastory, ajo publikoi mesazhet që Fatmiri i ka dërguar, pas reagimit të tij, se ai nuk kishte interes për Angela-n.
Sigurisht, iu drejtua edhe medieve, si një "test" për të parë se cilat do ta publikonin dhe cilat jo "thashethemin" që Angela serviri.
Më tej, nuk munguan as mesazhet nga të tjerë njerëz që i shkruan në DM:
4. Angela pretendon se njeh një të dashur të keqtrajtuar të Fatmirit - Reagon ashpër vajza
Siç tha dhe vetë Angela, na ka servirur një ndër thashethemet më të mëdha të momentit dhe po sigurohet që ta ushqejë herë pas here me informacione të reja.
Rishtazi, Angela postoi disa mesazhe që i kanë dërguar në inbox, ku personi që shkruan pretendon se njeh një ndër ish-të dashurat e Fatmir Hysenbelliut dhe ka informacion se vajza nga Kosova, e quajtur Valbona Bajraktari, është në gjendje të rënduar psikologjike që pas lidhjes me Fatmirin:
Më tej, Valbona Bajraktari reagoi duke përgënjeshtruar pretendimet se ajo dhe Angela kishin njohje me njëra-tjetrën:
Ajo vazhdoi të këmbëngulte në të sajën, duke zbuluar madje se sipas saj Fatmiri "i ka shpëtuar jetën":
Dhe në fund (të këtij round-i), Angela Martini sulmon sërish Fatmirin dhe shprehet e bindur se ai e ka kërcënuar vajzën nga Kosova duke e bërë të shkruajë deklaratat e mësipërme:
PODCASTS
GAMING
DATING