Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Pas deklaratave të Alida Hiskut, reagon Tayna

  • Nga Andale
  • 12 Shkurt 2026, 18:15

Pas deklaratave të Alida Hiskut, reagon Tayna

Deklaratat e Alida Hiskut bënë jo pak bujë dhe hapën një diskutim më të gjerë mbi të drejtat e autorit dhe kompensimin financiar për përdorimin e një kënge që mban emra të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

Duke qenë se Hisku foli publikisht për mënyrën si u përdor zëri i saj në “Thana” dhe për shumën prej 250 eurosh që mori, çështja mori menjëherë vëmendje publike. E kontaktuar nga redaksia e Anabel Media, Rina Malsori, menaxherja e Tayna-s, reagoi zyrtarisht, duke u shprehur se përdorimi i vargut nga “Vajzat e fshatit tim” është bërë me autorizim dhe kontratë të rregullt.

Sipas deklaratës, të drejtat autoriale për vargun “Anës e pas anës o, lumit të fshatit tim” janë marrë me kontratë nga kompozitori i këngës Enver Shëngjergji dhe është realizuar një pagesë totale prej 1,500 eurosh. “Kontrata është e nënshkruar dhe pagesa është realizuar në vlerë totale 1,500€, sipas kërkesës dhe dakordimit të vetë palës”, thuhet në reagim, ku specifikohet ndarja: 1,000€ për të drejtat dhe 250€ për secilën palë përkatëse.

Në fund, menaxhimi thekson se ekziston dokumentacion i qartë dhe prova financiare për marrëveshjen, dhe paralajmëron se çdo insinuatë që cenon reputacionin e artistes mund të pasohet me hapa ligjorë. “Ne nuk kërkojmë polemikë publike. Kërkojmë vetëm raportim të drejtë dhe të bazuar në fakte.”

Deklaratën e plotë e lexoni këtu.

 


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO