Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTURegjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU250 euro? Po, kaq i dërgoi Tayna Alida Hiskut për refrenin e këngës “Vajzat e fshatit tim”

Një këngë e viteve ’70 u kthye në intro të një hiti modern. “Thana” e Tayna-s nisi me zërin e Alida Hiskut teksa këndonte “Vajzat e fshatit tim”. Në “Mes’dritë” në Vizion Plus, këngëtarja foli për përdorimin e zërit të saj në këngën e Tayna-s.
"Dikush, Tayna ose si të them unë, menaxherët e Tayna-s, i kishin treguar për këtë këngë të bukur shqiptare që 50 vjet akoma këndohet nga tre breza. Dhe biznesi, siç është sot dihet, se ne, shqiptarët e brezit tim, nuk punojmë për biznes. Biznesi atë e futi që të merrte pak a shumë edhe publikun tim të Shqipërisë, edhe publikun e Kosovës, menduan që të merret kënga ime si fillim. Pra, si punë karremi.”
Ajo tregoi se Tayna e telefonoi personalisht për ta njoftuar dhe për t’i kërkuar leje për përdorimin e një pjese nga zëri i saj.
“Edhe më merr në telefon Tayna edhe më thotë: ‘Alida, dua të bëj këngën tënde dhe do të marr një pjesë nga zëri yt.’ M’u duk… e pashë në dy aspekte. Si konkurrencë unë nuk shikoj asnjë lloj këngëtareje, sepse, thashë edhe një herë, unë jam e një brezi tjetër. Unë marr qëllimin, nuk marr interesat personale.”

Qëllimi i saj, sipas fjalëve, ishte vetëm që kënga shqiptare të dëgjohej më gjerë. Dy javë më vonë, mori 250 euro.
“Nuk ndjeva asgjë," tha ajo. Hisku theksoi se këngën nuk e kishte shitur, por e kishte dhuruar. Shumën e konsideroi simbolike dhe shtoi se, sipas mendimit të saj, më shumë duhej të përfitonin kompozitori dhe tekstshkruesja, duke qenë se jetojnë me pensione të vogla dhe janë në moshë të thyer.
“Por mua nuk më ngre as nuk më ul,” tha më pas. Madje, pranoi se po të kishte mundësi, do t’i kthente lekët.
PODCASTS
GAMING
DATING