Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

"Si u bëra dashnorja e një burri të martuar" - Plas debati në studio

  • Nga Andale
  • 22 Shtator 2025, 15:20

"Si u bëra dashnorja e një burri të martuar" - Plas

Në episodin e fundit të Pa Manual në Andale Media, vajzat hapën një temë të ndjeshme, të vështirë dhe shpesh tabu: çfarë ndodh kur bëhesh “e treta” në një marrëdhënie?

Një letër nga një ndjekëse ndezi diskutimin:

"S’është e drejtë që ia kushtova rininë time atij. S’është e drejtë as për zonjën që ka vite që jeton me një burrë që mendon se e dashuron. Unë dhe ai jemi si dy shpirtra të lidhur – twin flames. E kuptoj dhimbjen e gruas, por shpirti im është i lidhur me të.”

Letra solli reagime të ndryshme te gocat e panelit:

Megli u shpreh prerë:

"Nuk e kuptoj si nuk ndien faj për atë që i bën gruas. Ose është në mohim, ose nuk do ta pranojë. Gjithsesi, s’mund të justifikosh dhimbjen me ‘shpirtin binjak’."

Xhesi mendon se gruaja e mashtruar “jeton me shpresë”, ndërsa dashnorja, edhe pse e ndjeshme, po tregohet egoiste.

Blerta e mbështeti ndjekësen që shkroi letrën, duke theksuar që ndjenjat nuk janë gjithmonë bardh e zi, por kjo nuk e bën situatën më të drejtë.

Vajzat u ndalën edhe te roli i burrit:

"Meshkujt që kanë zënë rehatinë me të dyja më bezdisin," tha Megli.

"Është një ulje për të dyja gratë," shtoi Xhesi.

Në fund, të gjitha ranë dakord për një pikë: faji i vërtetë qëndron te burri, që po mban dy jetë pezull dhe po shkatërron tri zemra në të njëjtën kohë.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO