Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

"Si u bëra *dashnori* i një vajze të fejuar dhe s'ndiej pikë pendese"

  • Nga Andale
  • 22 Shtator 2025, 15:33

"Si u bëra *dashnori* i një vajze të fejuar dhe s'ndiej

Në të njëjtin episod të Pa Manual ku u diskutua roli i “të tretit” në një marrëdhënie, një telefonatë anonime e ndezi më shumë bisedën. Djalin e quajtën “Alejandro” dhe historia që tregoi ishte po aq e komplikuar sa dhe mënyra si e justifikoi.

Ai rrëfeu se një natë, në një club, flirtoi me një vajzë që përfundoi në banjë me të. Pasi u puthën, ajo filloi të qante dhe i tregoi se ishte e fejuar. Por gjithsesi shkuan deri në fund, ndërkohë që ajo vazhdonte të qante nga pendesa.

Alejandro? Jo vetëm që s’u ndje keq, por u bezdis nga drama. Madje tha hapur:

“Nuk më takon mua të ndihem fajtor. Nuk është përgjegjësia ime nëse ajo tradhton.”

Blerta e ndërpreu me ton të qartë:

"Ti duhet të kishe vendosur kufij. Nëse dikush është në hall emocional, nuk e shfrytëzon.”

Megli shtoi:

"Nuk është se je i pafajshëm. Por përgjegjësinë më të madhe e ka ajo, ajo është në lidhje dhe duhet të reflektojë.”

Por gjërat u tensionuan kur Alejandro vazhdoi:

“Është më e rëndë kur një femër hyn në një lidhje tjetër. Burrat... nuk lidhen emocionalisht si gratë.”

Kaq mjaftoi që gocat të shpërthenin në kundërshtime.

Xhesi:

"Ky është ajo justifikimi klasik që mashkulli bën ç’të dojë dhe gruaja mban gjithë barrën morale."

Megli:

"Kështu i rrit shoqëria burrat që s’marrin kurrë përgjegjësi."

Për më tepër, Alejandro pranoi që kjo nuk ishte hera e parë që kishte pasur lidhje me vajza të zëna, duke lënë të kuptohej që e konsideronte thjesht si pjesë të jetës së natës. I tmerrshëm!


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO