Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Si ta dallosh një f*ckboy (a.k.a. trekëmbësh) nga këto 10 shenja

  • Nga Andale
  • 23 Shtator 2025, 15:12

Si ta dallosh një f*ckboy (a.k.a. trekëmbësh) nga këto 10

Nëse ke njohur një djalë dhe po mendon “mos është ky i duhuri?”, ndoshta edhe është. E nëse dyshon që është f*ckboy, më mirë mos dysho, shiko sinjalet. Gocat e Pa Manual folën dhe këto janë 10 flamuj të kuq me drita LED:

1. E ka telefonin gjithmonë me fytyrë poshtë ose nuk e nxjerr fare.

Nuk është “mirësjellje”, është "mos shih çfarë po vjen më mirë". Dhe po, ndonjëherë e lë fare në xhep se ka shumë “punë” që s'duhet të shihen.

2. Gjithmonë me Do Not Disturb dhe ekran me xham privacy.

Telefonin s’e sheh dot as ti, as drita, as Zoti. Ka gjithçka përveç transparencës.

3. Në WhatsApp: “Disappearing messages ON”.

Shkruaj e mos lër gjurmë. Kështu vepron FBI, dhe… f*ckboy-t. Po ç’është kjo nevojë për sekrete, vëlla?

4. Edhe pse ka numrin tënd, të shkruan në Instagram.

Sepse DM-të janë më të lehta për ghosting. 

5. Të fut në Close Friends që ditën e dytë.

Për të krijuar një iluzion intimiteti që s’ekziston. Dhe njëkohësisht për të treguar muskujt në palestër.

6. Ka më shumë highlights sesa followers.

Çdo festë, çdo video në palestër, çdo citat që s’e kupton as vetë, gjithçka në highlights.

7. I bën like çdo vajze që ekziston.

Njësoj si të veshësh një bluzë që thotë “Jam për të gjitha”. Spoiler alert: edhe është.

8. Çdo bisedë përfundon në temë seksi.

Nuk dinë të flasin për asgjë tjetër. Edhe kur pyet “ça po bën?”, s’është kurrë pa qëllim.

9. Lovebombing + është shenja e Binjakëve.

Ditën e dytë të thotë "je ndryshe", "s'kam takuar si ty"… ndërkohë i thotë të njëjtën gjë edhe Alisës, Sarës, Emës, etj..

10. Ka emrin: Jurgen, Kristi, Klajdi, Mario, Rei.

Nuk po themi që të gjithë janë, por po… shumica, sipas statistikave të grupit të vajzave në studion tonë.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO