Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Futboll me taka & puthje me kundërshtarin: Kjo është loja më e çmendur që keni parë!

  • Nga Andale
  • 15 Shtator 2025, 13:17

Futboll me taka & puthje me kundërshtarin: Kjo është loja

Në episodin e fundit të “O me 3, o me 8”, yjet e Andale Media lanë ekranin dhe u hodhën në fushë, por futbolli që luajtën… s’kishte lidhje me FIFA-n! Ndarë në dy skuadra, “Luanët e Ndroqit” me kapiten Kostjanin, dhe “Mbretërit” me kapitene Keisianën, loja nisi me më shumë rrëmujë sesa rregulla.

Futboll me taka & puthje me kundërshtarin: Kjo është loja

Arbitre me taka & kartonë sa televizori

Futboll me taka & puthje me kundërshtarin: Kjo është loja

Kristelli, me udhëzime të veçanta nga Andi Lila (po, ai vetë!), mori rolin e arbitres më fashioniste në histori. Me taka, me kartonë të verdhë e të kuq sa një televizor 32”, dhe me fraza të tilla si:

“S'ka gjë, le të vazhdojë loja se nuk e pashë.”

Futboll me taka & puthje me kundërshtarin: Kjo është loja

Kur jepte karton të kuq? Sërish i linte lojtarët të luanin! 

Futboll me taka & puthje me kundërshtarin: Kjo është loja

Vetëm Keisiana arriti të vishte fashën e kapitenes, Kostjanit nuk i bënte! Por kjo s’e ndaloi që në pjesën e dytë të kthente lojën në futboll amerikan, duke luajtur vetëm me dorë dhe duke rrëzuar gjithçka apo gjithkënd që i dilte përpara.

Futboll me taka & puthje me kundërshtarin: Kjo është loja

Porta pa roje, por me telefonata dashurie

Futboll me taka & puthje me kundërshtarin: Kjo është loja

Futboll me taka & puthje me kundërshtarin: Kjo është loja

Flori dhe Klea, portierët e dy skuadrave, kishin halle të tjera, ishin në telefon gjatë gjithë kohës, ndoshta me njëri-tjetrin, ndoshta me ndonjë tjetër… fushën e shihnin veç kur topi u kalonte afër këmbëve, gjë që rrallë ndodhte.

Futboll me taka & puthje me kundërshtarin: Kjo është loja

Dashuri, gola dhe fitore për Ndroqin

Futboll me taka & puthje me kundërshtarin: Kjo është loja

Xhastini shënoi një gol dhe shkoi drejt e ta festonte me një puthje për portieren kundërshtare, Klean, e cila rastësisht është edhe e dashura e tij.

Futboll me taka & puthje me kundërshtarin: Kjo është loja

Ema shënoi gjithashtu një gol me stil dhe me këtë vulosi fitoren e “Luanëve të Ndroqit”, ndërkohë që Mbretërit mbetën pa kurorë dhe pa gola.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO