Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUNjerëzit s'janë fare të kënaqur me të ftuarit e parë të Arbanës në program
Arbana Osmani na paralajmëroi në story-n e saj në Instagram se çifti i parë që ka ftuar në "Mirëmbrëma Yje" ishte ndër më të komentuarit të këtij viti dhe këto komente jo gjithmonë kanë qenë pozitive.
Ajo që Arbana "harroi" të thoshte, ishte se çifti në fjalë ishte princ Leka me partneren e tij, Blerta Celibashi, të cilët me sa mbajmë mend, kanë patur tërësisht komente negative pas bujës së ndarjes së princit dhe Elia Zaharias dhe zyrtarizimit të lidhjes së tyre.
Në promo-n e episodit të parë të këtij sezoni, vërshuan komentet negative të njerëzve, që kritikonin sa çiftin, thjesht prej antipatisë që ndiejnë, sa Arbanën që i ftoi në emision:
Megjithatë, gjithë kjo urrejtje e madhe s'do të thotë se kurioziteti s'është po aq i madh për të ndjekur intervistën. Në promo, dëgjohet princi duke thënë se "për mediat ka qenë një kartolinë e bukur, por krejtësisht false". Në një tjetër plan Blerta përlotet dhe thotë se "nuk e vazhdon dot intervistën" dhe mbyllja vjen me pyetjen e Arbanës "Pse e xhirove videon?". Dhe një herë tjetër, Arbana e di se ç'bën. ;)
PODCASTS
GAMING
DATING