Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Ándale fiton vlerësimin në YouTube që vetëm 0,6% kanale në botë e kanë!

  • Nga Andale
  • 13 Shtator 2025, 19:19

Ándale fiton vlerësimin në YouTube që vetëm 0,6%

Nëse keni ndjekur livestream-in tonë të fundit, e dini që Ándale Media është vlerësuar me "Silver Play Button", një sukses historik, i cili është arritur nga shumë pak kanale në botë (0.6%). 

Ándale fiton vlerësimin në YouTube që vetëm 0,6%

Ándale fitoi vlerësimin prestigjoz, duke u pozicionuar si një prej medieve në botë që krijon përmbajtje digjitale dhe për më tepër, ky vlerësim bëhet kur një platformë kalon numrin e 100,000 abonentëve në YouTube. Ándale Media numëron tanimë falë jush 117 mijë abonentë.

Ándale fiton vlerësimin në YouTube që vetëm 0,6%

Sigurisht, procesi i verifikimit është tejet i rreptë, ndaj mund të kesh parë që kanale të ndryshme, ndonëse i kanë kaluar 100.000 abonentë, sërish nuk kanë marrë "Silver Play Button". Për ta marrë vlerësimin e rëndësishëm, plotësohen disa kritere, si:

- Abonentë origjinalë, jo të blerë!

- Përmbajtje autentike dhe e përditësuar!

- Respektimi i rregullave të YouTube për monetizimin dhe të mos paturit precedentë për shkelje! 

- Klikime reale, jo të paguara!

- Përdorimi i drejtë i algoritmit!

- Kanali duhet të jetë i lidhur me llogari të vlefshme!

Kritere këto, që duke i respektuar me kujdes, na sollën drejt këtij vlerësimi!

Pse kjo arritje është kaq domethënëse për Ándale dhe median në Shqipëri?

Suksesi i Ándale Media shkon përtej të rinjve tanë, të cilët me krijimtarinë dhe përkushtimin e tyre janë vlerësuar nga gjiganti YouTube, duke dalluar edhe në median shqiptare në përgjithësi. Ándale po jep një kontribut madhor në njohjen e kanaleve shqiptare në botë, duke ndikuar drejtpërdrejt në vendosjen e një standardi të ri në industrinë e argëtimit dhe në rrjetet sociale.

Duke qenë se arritja është e rrallë dhe nga 113 milionë kanale aktive që qarkullojnë në YouTube, vetëm 520 mijë prej tyre kanë marrë "Silver Play Button" (rreth 0.6% e kanaleve në rang botëror), duhet çmuar ky ndikim i jashtëzakonshëm që Ándale ka sjellë për median në vend.

Ándale fiton vlerësimin në YouTube që vetëm 0,6%

Ándale është pjesë e rëndësishme e një klubi të njohur ndërkombëtarisht, me krijime origjinale dhe autentike. Emisionet tona të cilat prej pothuajse 1 viti trajtojnë tematika të ndryshme, si dhe sjellin krijimtarinë dhe energjinë e të rinjve, me siguri i njihni, por le t'i rendisim për meritë të kontributit të tyre dhe punës së pa lodhur:

"Pa Manual"

"O me 3, o me 8"

"G.O.A.T.S."

"UëTëFë Show"

"The Dalina Show"

"LaVilla Drama by Ándale"

"Ándale Sport"

"Jo Veç Kullera."

Pra, ka një arsye pse Ándale Media të del kudo, të bën të qeshësh/reflektosh dhe të fton të shprehësh mendimin tënd: është një platformë unike, autentike dhe kreative, si dhe tashmë, një media e njohur në botën digjitale.

Meqë ra fjala, ju rikujtojmë sërish se synimi ynë është ta rrisim familjen tonë dyfish brenda nëntorit, prandaj të ftojmë të na bësh subscribe këtu dhe të mos humbësh asgjë nga sezoni i ri që po rinis fuqishëm!

Shënim: Kanali i Ándale Media menaxhohet nga Acromax sh.p.k.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO