Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Mozzik shokon me këngën ku i bën diss Mozzik-ut

  • Nga Andale
  • 6 Shkurt 2026, 12:11

Mozzik shokon me këngën ku i bën diss Mozzik-ut

Mozzik ka publikuar një mini-album me 5 këngë, por gjithë vëmendja u përqendrua te e pesta. Titullohet Diss***** dhe nuk është diss për askënd tjetër. Është diss për Mozzik-un.

Në vend që të sulmojë një reper rival (edhe këtë e ka bërë gjithsesi), ai zgjedh objektivin më të vështirë: veten. Dhe nuk kursehet. Që nga fëmijëria e varfër, borxhet e nënës, dështimet në shkollë dhe rruga e gabuar, deri te fama, muzika komerciale dhe urrejtja publike. Gjithçka që i është thënë ndër vite, ia thotë vetes, me të njëjtin brutalitet.

Në pjesën e parë, Mozzik kthehet te fillimet. Varfëri, mungesë perspektive dhe etiketimi si “drogaxhi”. Vizualisht, klipi hapet me të shtrirë në shtrat spitali, duke hequr fashat nga fytyra.

Më pas vjen fama. Kritikat për komercializëm, televizionet, akuzat se “po e flliq estradën për me mush xhepin”. Ai i rreshton një nga një, pa u mbrojtur. Thjesht i pranon si zëra që e kanë ndjekur.

Pjesa e tretë shkon më thellë. Paranoja, mosbesimi, dyshimi edhe ndaj miqve. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: a i shërojnë paratë këto gjëra?

Pastaj vjen pjesa më e rëndë. Jeta personale, roli si prind, akuzat publike për vajzën, ish-gruan dhe partnerin e saj aktual. Këtu diss-i bëhet i pamëshirshëm. Qartazi ai nuk i beson këto akuza, por ato i janë thënë ndër vite dhe vendos t’i thotë vetë, para se t’i thotë dikush tjetër.

Në fund, Mozzik e mbyll: ka bërë gabime, është lodhur, por gabimet e kanë bërë më të fortë. Dhe në këtë industri, thotë ai, çfarë ka arritur nuk i merret dot.

Ngjashmëria me skenën finale të “8 Mile” është e dukshme. Si Eminem-i dikur, Mozzik i nxjerr vetë të gjitha dobësitë në dritë, duke ua hequr armët të tjerëve. Sipas konceptit, kur i bën diss vetes dhe e kthen në hit, askush tjetër nuk ka se çfarë të thotë.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO