Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Mozzik rikthen konfliktet e vjetra: “Never that G(a)uy” dhe kunjat për Noizy-n

  • Nga Andale
  • 6 Shkurt 2026, 12:17

Mozzik rikthen konfliktet e vjetra: “Never that G(a)uy” dhe kunjat

Mozzik duket se ka vendosur që këtë vit të trazojë ujërat. Mini-albumi i tij i fundit përmbante një diss ndaj vetes, por kjo nuk do të thotë se konfliktet e vjetra janë lënë pas. Përkundrazi. Kënga “Never that G(a)uy” po shihet gjerësisht si një rikthim i hapur te përplasja e hershme Noizy-n.

Që në vargjet e para, Mozzik nuk lë shumë vend për interpretime. Referencat për makina luksoze, “shokë milionerë” dhe stil që nuk ndryshon, përputhen me figurën publike që Noizy ka ndërtuar prej vitesh. “E vërtetë kurrë s'e ndrrove stilin,” thotë në një moment tjetër që qartazi i referohet Noizy-t kur thotë “kush ka thënë që ndërrova stilin” në këngën “Icon”.

Gjithashtu, Mozzik i referohet faktit që Noizy ka komentuar vazhdimisht jetën e tij private, klikimet, ndjekësit dhe marrëdhëniet. Noizy shpeshherë ka komentuar publikisht (duke ironizuar të kuptohemi) numrin e ndjekësve të Mozzik dhe klikimet, qoftë ndaj këngëve apo edhe rrjeteve sociale.

Mozzik rikthen konfliktet e vjetra: “Never that G(a)uy” dhe kunjat

Mozzik bëri bujë në media vitin e shkuar, pasi dyshohej se ishte ndaluar nga policia, për shkak se mbante me vete dy orë luksoze të markave Richard Mille dhe Rolex. Duke qenë se autoritetet ngritën dyshime mbi origjinën e këtyre sendeve me vlerë, ndaluan reperin, duke e vënë në dijeni se kontrollet mbi mallrat e luksit ishin procedura standarde.

Ky zhvillim nuk i shpëtoi Noizy-t, i cili e shfrytëzoi rastin për të hedhur një kunjë ndaj Mozzik-ut në rrjetet sociale. Ai publikoi në story një faqe kineze që shet imitimet e orëve luksoze dhe shkroi: “E dua edhe unë një kështu, urgjent”, shoqëruar edhe me emoji duke qeshur.

“ma përcjell çdo lëvizje
ti je my big fan
qysh me t’hejtierat
kur ti rri me ex tem” - thotë Mozzik në këngë/

E dimë marrëdhënien e mirë mes Loredanës (ish-partnerja e Mozzik) dhe Noizy-t, ata madje patën një bashkëpunim i cili ishte goxha i suksesshëm.

Mozzik rikthen konfliktet e vjetra: “Never that G(a)uy” dhe kunjat

Në fund, mesazhi është i qartë: Mozzik nuk ka ndërmend të mbyllë dosjet e së shkuarës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UËTËFË SHOW by ANDALE (@uetefeshowbyandale)


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO