Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Mozzik reagon pas zhurmës me orën fake: “Ishte një lojë me skenar nga unë”

  • Nga Andale
  • 24 Shtator 2025, 14:52

Mozzik reagon pas zhurmës me orën fake: “Ishte një

Mozzik ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, pasi rezultoi se ora e tij Richard Mille ishte e rreme, duke aluduar se politika i është kundërvënë. Përmes një postimi të gjatë, reperi u shpreh se prej shumë kohësh, disa persona nga Vetëvendosja kanë diçka personale me të.

“Ka kohë që disa nga Vetëvendosja (VV-ja) e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh dhe këtë e dini edhe vetë”.

Më tej, u bëri thirrje personave që ishin atë natë në doganë që të mos frikësohen dhe të tregojnë se i gjithë ishte një sulm politik. Ai bëri me dije se prej dy vitesh i është bërë padrejtësi dhe se me këtë rast e vërtetoi.

“Prej dy vitesh jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK (Administratën Tatimore të Kosovës) dhe e gjitha kjo punë u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë. Ama jo, jo, nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me vjedhje. I kam fituar vetëm me talentin tim dhe me orë false nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro”.

Mozzik reagon pas zhurmës me orën fake: “Ishte një

Mozzik shtroi pyetjen nëse njerëzit janë në dijeni që kryeministri i vendit ka hatërmbetje dhe se gjithnjë ka qenë një hap përpara dhe me veprimin e fundit, “provoi” dyshimet e tij.

Reagimi i tij vjen pasi u provua se ora e ndaluar në aeroportin e Prishtinës nuk ishte Richard Mille origjinale, por një imitim. Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, që janë edhe përfaqësues ligjorë të markës zvicerane, u shprehën:

Në postimin në Instagram nga vetë firma, shkruhet:

“Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se: Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille”.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO