Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Loredana thotë se u largua vetë nga Për'puthen, jo prej "skandalit" të lidhjes

  • Nga Andale
  • 25 Shtator 2025, 12:46

Loredana thotë se u largua vetë nga Për'puthen, jo prej

Loredana sqaroi lajmet që po qarkullojnë vërdallë se u përjashtua nga “Për’Puthen”, ku kishte rolin e Kupidit, pasi u zbulua “lidhja” e saj me një prej konkurrentëve, Keijsin. Përmes një lidhjeje telefonike në “Live From Tirana”, Loredana mohoi kategorikisht lidhjen dhe u shpreh se kishte vendosur të largohej nga emisioni për një tjetër arsye.

“Më mërziti pak të lexoja ato budallallëqe, por do kalojë. Edhe reagimi i fansave dhe publikut, ishte me mua duke më përkrahur. Më kanë parë për katër muaj kur isha në BBV se çfarë vajze jam e çfarë vlerash kam”, tha fillimisht Loredana.

Ajo tregoi se fotoja që bëri xhiron e portaleve, në fakt ishte thjesht një rastësi (fatkeqe le të themi).

“Nuk është asnjë lloj lidhjeje. Kisha kohë që kisha vendosur ta ndërprisja rrugëtimin tim, por për arsye tjetër. Fundjavën e kaluar kam qenë me shoqërinë në Dhërmi dhe ky djali punon në atë restorantin ku unë po drekoja. Aty u takuam dhe u ula në një tavolinë me të, ndejtëm pak bashkë. Kur u larguam, më bënë këtë foto. Javën e kaluar më bënë Laertin, këtë javë këtë. I bie të mos dal me asnjë person, të mos takoj askënd”.

Për këtë foto e ka fjalën:

Loredana thotë se u largua vetë nga Për'puthen, jo prej

Modelja dhe ish-banorja e “BBVA” shtoi:

“Unë në program kisha rolin e Kupidit, kemi folur me çunat në prapaskenë me njëri-tjetrin, kemi diskutuar, jam shumë sociale. Mund të ishte kushdo nga çunat. Nuk e kuptova pse u bë kaq e madhe kjo histori. “Për’Puthen” e kam lënë më herët se atë fundjavë. Nuk e kam lënë për këtë situatë”.

(Ja edhe Keijsi për të cilin u bë nami):

Loredana thotë se u largua vetë nga Për'puthen, jo prej

Më tej, ajo theksoi se mediet duhet të mendohen më gjatë, pasi ajo mund të jetë e lidhur me dikë dhe lajmet mund t’i shkaktojnë probleme:

“Mund të jem dhe në një lidhje dhe kjo mund të më hapë punë. Para se portalet dhe mediat të krijojnë këtë fabulën e ta bëjnë publike, të mendohen pak më thellë për këtë”.

Loredana reagoi edhe më parë në Instagram, duke përgënjeshtruar çdo aludim.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO