Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Histori skandaloze të vajzave që kanë ndarë qiranë me shoqe

  • Nga Andale
  • 22 Shtator 2025, 14:31

Histori skandaloze të vajzave që kanë ndarë qiranë me

Në episodin e fundit të G.O.A.T.S. në Andale Media, gocat kapën një temë që shumë prej ndjekësve e kanë kaluar, por rrallë guxojnë ta rrëfejnë: bashkëjetesa me vajza të tjera në Tiranë, kur je studente dhe sapo ke lënë rrethinat pas.

Çdo vajzë që ka ndarë qiranë në një apartament të vogël me të panjohura e di se eksperienca mund të jetë një përzierje mes një telenovele, "American Horror Story" dhe ndonjëherë, në rastin më të mir, një episod i "Friends". Por për shumicën, është më shumë si një traumë kolektive që ka lënë gjurmë.

Në emision, gocat ndanë historitë e tyre, por ishin ndjekësit ata që mbushën inbox-in me rrëfime që do ta bënin edhe Netflix-in të ndalonte produksionin.

Ja disa nga historitë më të çmendura që ndjekësit ndanë:

“Tha do vijë vëllai, por... nuk ishte aspak vëllai!”

“Një natë më tha: 'Do vijë vëllai të flejë te unë.' I gjej të dy në krevat bashkë... e kishte të dashur.”

“Ilaçe për gjumë që të mos dëgjoja...”

“Më jepte çajra dhe qetësues që s’i kisha kërkuar. E kuptova që më vinte në gjumë për të sjellë meshkuj të ndryshëm natën. E mohonte gjithmonë, deri sa instalova kamera dhe e kapa mat.”

“Vidhte gjithçka, që nga lekët, deri te mbathjet.”

“Më zhdukeshin para gjithë kohës, por dhe të brendshmet! Një ditë gjeta çantën e saj plot me gjëra të miat. As që e mohoi.”

“Punë? Po, por me sabotazh të integruar.”

“Aplikuam bashkë në të njëjtën punë. Unë e fitova. Çdo mëngjes më fikte alarmin që të vonohesha.”

“Seks në dysheme në 3 të mëngjesit.”

“Kapa shoqen duke bërë seks... jo në krevat, por në mes të dyshemesë së dhomës së përbashkët.”

“Rituale magjie dhe foto shoqesh të djegura”

“Nuk më linte kurrë të hyja në dhomën e saj. E kishte gjithmonë të kyçur. Një ditë u futa fshehurazi, pashë qirinj, foto të djegura të shoqeve, dhe letra me emra. Magji, po jo ajo e bukura!”


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO