Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

8 gjëra gocash që çunat s'kanë për t'i kuptuar kuuurrë

  • Nga Andale
  • 25 Shtator 2025, 16:07

8 gjëra gocash që çunat s'kanë për t'i

Në episodin e fundit të G.O.A.T.S., gocat u zhytën thellë në botën e vajzave, atë botë që djemtë ndoshta e adhurojnë, ndoshta e gjykojnë, por ama… s’e kuptojnë dot kurrë.

Ja disa nga momentet që ndanë:

1. 5 orë në telefon, për një “gjë të vogël”

Kur themi që kemi folur me kamerë me shoqen “vetëm pak”, nënkuptojmë 5 orë të plota. Me detaje. Ngjyrën e thonjve, çfarë tha ajo tjetra, si na pa recepsionistja, e çdo mikromoment të ditës. Djemtë s’e dinë që detajet janë emocion.

2. Bëjmë thonjtë… por rregullohemi komplet

Është thjesht “takim për thonjtë”? Jo, zemër. Ajo ditë është ditë feste. Rrobat më të mira, make-up si për tapet të kuq dhe story në çdo hap. Sepse thonjtë janë vetëm preteksti.

3. “S’kam uri” nuk është e vërtetë. Kurrë.

Kur themi “jo, s’dua bukë”, presim që të na ofrohet. 2-3 herë. Pastaj po, ndoshta e hamë komplet porcionin tënd. Me gjithë patatet. Shprehja “s’kam uri” është më shumë test.

4. "Kalofsh mirë me shokët: = "Mos më ardhsh më në shtëpi"

Po del me shokët? “Kalofsh mirë” është mënyra jonë diplomatike për të thënë: mos u kënaq shumë, mos pi shumë, mos shiko njeri tjetër, mos u vono, e mbi të gjitha… mendo për mua çdo sekondë. Po, është pasivo-agresive. Po, funksionon.

5. Ai mendon se po paguajmë. Ne thjesht po kërkojmë lipgloss-in.

Momenti kur ai e sheh çantën të hapet dhe mendon: “Wow, kjo do të paguajë.” I dashur, jo. Ne thjesht po nxjerrim lipglossin.

6. Heqja e reçipetave = liri, paqe, parajsë.

Kjo është një ndjesi që s’mund të përshkruhet. Njësoj si me meditimin, vetëm se më mirë.

7. “Mos më fol!”, por në fakt: “Fol, eja, këmbëngul!”

Fjalët nuk janë gjithmonë ato që duken. Kur themi “mos më fol”, në 97% të rasteve duam që të na kërkosh ndjesë, të na ledhatosh, të mos na lesh rehat. Kuptove?

8. Pushime? 10 ditë parapërgatitje. Minimumi.

Pushimet për ne nuk fillojnë ditën që marrim avionin, por ditën që rezervojmë. Ka planifikim thonjsh, depilim, outfit-e, takat e duhura për çdo darkë dhe gjithçka mes tyre. Pushimet janë një projekt.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO