Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTURegjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUDashuri on/off: Ronela fshiu fotot dhe postoi këto dy fjali

Lidhja romantike e Ronela Hajati ka qenë prej muajsh një serial i hapur në Instagram. Me foto, heshtje strategjike, postime të koduara dhe rikthime që gjithmonë bëjnë zhurmë. Që nga vera e 2025-s e deri sot, çdo lëvizje e saj online është lexuar si një episod i ri i së njëjtës histori.

Filloi me momentin kur u fotografua duke ecur dorë për dore në Tiranë me partnerin misterioz. Vijoi me aludime për ndarje, pastaj me foto të ëmbla sikur asgjë s’kishte ndodhur. Më pas postime që flisnin për zhgënjim, tradhti ose të paktën një krisje serioze. Dhe në fund të janarit 2026, një veprim i zakonshëm, por gjithmonë domethënës: fotot me partnerin u zhdukën nga Instagrami.
Si për të vendosur pikën mbi i, më 1 shkurt 2026, Ronela postoi një Instastory që tingëllon si mesazh i koduar:
“E takova kur s’desha asnjë. E humba kur nuk desha asgjë tjetër.”

Ronela nuk ka dhënë asnjë deklaratë direkte për statusin aktual të lidhjes. Pyetja mbetet pezull: ndarje përfundimtare apo thjesht një pauzë tjetër?
PODCASTS
GAMING
DATING