Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTURegjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUPrivate, por jo sekrete - Ronela Hajati fotografohet me partnerin ♥ᴗ♥

Duket se zemra e Ronela Hajatit është sërish në një stinë të ngrohtë. Pas shumë aludimeve e komentesh, ajo që ishte veç një përqafim i kapur në kornizën e një fotoje, po merr trajtën e një lidhjeje që po ndodh realisht.
Fundjavën e kaluar, në një nga rrugicat e Bllokut në Tiranë, Ronela është parë duke ecur dorë për dore me një djalë që nuk është më “misterioz”, por i njëjti që fansat panë në postimet e saj nga pushimet, tregojnë burime ekskluzive për Anabel.al.

Një foto dhe një video që kanë mbërritur e konfirmojnë këtë: ajo duket e qetë, e pranishme – si dikush që nuk ka më nevojë të fshehë lumturinë.
Pak ditë më parë, ajo publikoi një postim me një përqafim të ngrohtë dhe një mbishkrim që s’kishte nevojë për shumë shpjegime:
“Jeta dhe çfarëdo e bukur që ajo sjell rrugës.”

Në një kohë kur marrëdhëniet shpesh bëhen lajm për gabimin apo përfundimin e tyre, është bukur kur e reja niset me qetësi dhe pa shumë zhurmë.

Ronela megjithatë, ka bërë një reagim të tërthortë ndaj situatës, duke postuar një foto të saj që lajmëron publikimin e një projekti muzikor. "Apo këto të profesionit s'janë material për portale?", shkruan ajo poshtë fotos. Patjetër Ronela, por duke qenë se këngë publikon shumë herë në vit, dhe lajmin që ke nisur një romancë shumë më rrallë, është më e udhës që kjo e fundit të përbëjë lajm apo jo?
PODCASTS
GAMING
DATING