Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTURegjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUAnulohet televotimi në "Big Brother VIP" dhe publiku mendon që s’është rastësi

Në faqen zyrtare të "Big Brother VIP Albania 5" doli njoftimi që shumë e prisnin: televotimi i mbrëmjes së sotme është anuluar. Arsyeja? Për momentin, misterioze.
“Televotimi aktual anulohet. Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen mbrëmjen e sotme,” thuhet në njoftimin zyrtar. Pa sqarime. Pa emra.
Por sipas burimit më të shpejtë dhe më aktiv në raste të tilla, pra komentuesve të rrjeteve sociale, përgjigjja është e qartë. Fokusin e kanë marrë Keijsi, Ina dhe Rogerti.
Irritimi ndaj Keijsit dhe Inës shpërtheu pas komenteve të tyre për Stenaldon, të cilin e quajtën “manjak” dhe pretenduan se “sheh dhe i vardiset çdo vajze në shtëpi”. Një koment që publiku e pa si të pavend dhe problematik, duke kërkuar masivisht largimin e tyre me zarf të zi.


Sa për Rogertin, loja e tij ka qenë e mbushur me ofendime që nga dita e parë. Por pika që e mbushi kupën ishte komenti ndaj Malit, kur tha se “nuk është shqiptar pasi nuk flet me të dy prindërit”. Ky moment u kritikua gjerësisht dhe u konsiderua përtej çdo limiti loje.
Tani mbetet për t’u parë nëse produksioni është në të njëjtin mendim me publikun apo nëse surpriza e mbrëmjes do të shkojë në tjetër drejtim.
PODCASTS
GAMING
DATING