Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Zhaklin Lekatari zgjedh Romeon si “lojtarin më të dobët” në historinë e BBV

  • Nga Andale
  • 27 Janar 2026, 16:01

Zhaklin Lekatari zgjedh Romeon si “lojtarin më të

E ftuar në "UëTëFë Show", Zhaklin Lekatari u pyet për banorë nga të gjitha edicionet e "Big Brother VIP Albania". Dhe kur erdhi pyetja për banorin më të dobët në historinë e formatit, ajo nuk u shmang, por tha një emër: Romeo Veshaj.

Po, i njëjti Romeo Veshaj që doli finalist i tretë në BBVA-3. Pikërisht kjo e bëri përgjigjen edhe më të habitshme. Por Zhaklina kishte shpjegimin e saj.

Sipas saj, Romeo qau shumë dhe nuk arriti të japë potencialin që kishte. “Mendoj që mund të kishte dhënë edhe më shumë, nuk i shkoi mirë Romeos,” tha ajo, duke shtuar se loja nuk e nxori në versionin e tij më të fortë.

Zhaklin Lekatari zgjedh Romeon si “lojtarin më të

Një faktor që, sipas Zhaklinës, e penalizoi ishte edhe marrëdhënia me Heidin. Ajo mendon se kjo e ngushtoi lojën e tij dhe e la më pak hapësirë për të treguar veten. Jo se s’ka pasur të tjerë, por Romeo i erdhi i pari në mendje. Dhe me keqardhje.

Si ish-opinioniste e BBVA-2, Zhaklina shtoi se ajo që pa në ekran nuk përkonte me Romeon që njeh jashtë. “Doli si një djalë që vetëm ka qarë,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se ose formati, ose mënyra si u trajtua, nuk i bëri nder.

Zhaklin Lekatari zgjedh Romeon si “lojtarin më të

Finalist i tretë për publikun, por “më i dobëti” për Zhaklinën. Në Big Brother, duket se renditjet varen gjithmonë se kë po pyet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andale (@andale.al)


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO