Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Urimi që nuk kaloi pa u vënë re: A po konfirmon Xhensila romancën me Ledrin?

  • Nga Andale
  • 10 Korrik 2025, 16:01

Urimi që nuk kaloi pa u vënë re: A po konfirmon Xhensila

Në një rrjet ku urimet për ditëlindje zakonisht vijnë me një emoji torte ose një story të shpejtë me muzikë sfondi, Xhensila Myrtezaj zgjodhi diçka shumë më ndryshe për të uruar Ledri Vulën. Ajo postoi një video të shkurtër, që duket qartë si pjesë nga një videoklip i përbashkët, ku të dy shihen pranë njëri-tjetrit, me një energji që është gjithçka përveçse neutrale.

Në përshkrimin e videos, thjesht “Gëzuar ditëlindjen”, një emoji me kurorë mbreti dhe një tag për Ledrin. Asgjë më shumë. Dhe ndoshta pikërisht ky minimalizëm thotë shumë më tepër sesa një deklaratë e qartë.

Postimi nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, për faktin se Xhensila nuk poston shpesh urime të personalizuara për çdo koleg apo bashkëpunëtor. Në fakt, ky lloj dedikimi publik nuk është parë më parë nga ajo, qoftë edhe për miq të afërt në industri. Kështu që pyetja natyrshëm lind: nëse ky nuk është një “urim si gjithë të tjerët”, çfarë është në të vërtetë?

Urimi që nuk kaloi pa u vënë re: A po konfirmon Xhensila

Postimi i saj vjen vetëm pak ditë pasi Anabel publikoi foto ekskluzive të Xhensilës dhe Ledrit së bashku në Ibiza, në shoqërinë e një grupi të vogël miqsh. Në njërën prej tyre, ata duken shumë pranë njëri-tjetrit dhe ndonëse Xhensila përpiqet të fshehë fytyrën me një erashkë, tatuazhi në dorë e nxori menjëherë zbuluar. 

Urimi që nuk kaloi pa u vënë re: A po konfirmon Xhensila

Gjithçka nisi që me bashkëpunimin e tyre në këngën “Ma kthe”, pas së cilës nisën edhe aludimet e para për një marrëdhënie mes tyre. Në një deklaratë të mëvonshme, Ledri i hodhi poshtë këto thashetheme, duke thënë:

“Jo, nuk shkon kështu… Duhet të ekzistojë kimi, dashuri. Nuk mund të lidhem me dikë vetëm për fansat. Pa pasur diçka nuk mundet të ndodhë, nuk jemi kukulla.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Një përgjigje që la shumë vend për interpretime. Sepse nëse ka kimi – dhe videoja e fundit flet shumë për këtë – atëherë ndoshta pjesa tjetër po ndodh, thjesht nuk po thuhet, jo haptazi të paktën.

 


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO