Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Prit, pseee? Shkodra Elektronike nuk do të rikthehet më në “Festivalin e Këngës”?

  • Nga Andale
  • 20 Dhjetor 2025, 15:43

Prit, pseee? Shkodra Elektronike nuk do të rikthehet më në

Pas gjithë zhurmës pozitive që solli “Zjerm” dhe pas një viti ku Shkodra Elektronike arriti të lërë gjurmë edhe jashtë Shqipërisë, rikthimi në “Festivalin e Këngës” nuk është në plan. 

Beatriçe Gjergji e tha qartë për "Uëtëfë Show" se ky nuk është një kapitull që duan ta rihapin menjëherë.

“Jo, nuk e mendojmë këtë gjë, sepse është shumë bukur t’u lëmë vend të tjerëve.”

Suksesi i vitit të kaluar i ka surprizuar.. “Zjerm” bëri më shumë sesa pritej dhe tani kurioziteti është diku tjetër: çfarë do të sjellë më tej skena shqiptare?

“Kam shumë qejf të shoh çfarë dëshiron të bëjë rinia dhe si do të vazhdojë kultura muzikore shqiptare.”

Kujtojmë se Shkodra Elektronike përfaqësoi Shqipërinë në Basel, Zvicër, ku u rendit në Top 10, duke zënë vendin e tetë. Dhe mesa duket, për ta, kjo është një pikë ku është bukur të ndalesh dhe t’i lësh të tjerët të flasin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andale (@andale.al)


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO