Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

S'ka më deklarata miqësie që i justifikojnë: Ledri dhe Xhensila kapen “mat” së bashku në Ibiza

  • Nga Andale
  • 25 Qershor 2025, 18:58

S'ka më deklarata miqësie që i justifikojnë: Ledri dhe

Ledri Vula mund të ketë thënë publikisht që “duhet kimi dhe dashuri për t’u lidhur me dikë” dhe mund të ketë hedhur poshtë zërat për një lidhje me Xhensila Myrtezajn, por Anabel ka siguruar ekskluzivisht disa foto që nuk lënë shumë vend për interpretim.

Të dy janë parë së bashku në Ibiza, në shoqërinë e disa miqve të përbashkët, dhe nëse do të pyesnit veten nëse mes tyre ka diçka më shumë se miqësi – këto imazhe janë një "po" e madhe në formë vizuale.

S'ka më deklarata miqësie që i justifikojnë: Ledri dhe

Në një prej fotove, Xhensila, e veshur me streçe të zeza dhe crop top të kombinuar, shihet teksa përqafohet nga Ledri. Edhe pse përpiqet të mbulojë fytyrën me një erashkë, tatuazhi në dorën e saj e nxjerr komplet zbuluar. 

S'ka më deklarata miqësie që i justifikojnë: Ledri dhe

Burimet e Anabel tregojnë se dyshja ka kaluar disa ditë së bashku jashtë vëmendjes së mediave, por nuk ka shenja që po mundohen shumë të fshehin afërsinë që i lidh.

S'ka më deklarata miqësie që i justifikojnë: Ledri dhe

Pra, ndonëse nga goja del “jo”, trupi, tatuazhi dhe Ibiza thonë diçka tjetër. Dhe për ne, kjo mjafton që të vendosim bastin tonë: kjo “jo” po kthehet në një “po” shumë të qartë.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO