Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Shpërthen ndaj Luizit: Xumi vërtet s’i fiku dritat, por ndezi Instagramin

  • Nga Andale
  • 11 Shkurt 2026, 10:42

Shpërthen ndaj Luizit: Xumi vërtet s’i fiku dritat, por ndezi

Në “Big Brother VIP” mjafton një batutë dhe interneti ndizet shpejt.

Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në shtëpi, Luiz Ejlli kujtoi frazën ikonike të Xum Allushit: “Unë do t’i fik dritat e kësaj shtëpie.” Sipas Luizit, pas daljes, Xumi e kishte pyetur nëse do t’ia kishte dalë po të mos ishte eliminuar. Përgjigjja e Luizit?

“Me aq sa kam parë, veç një mënyrë kishe ti me ia fik dritat asaj shtëpie: po t’i linte Top-i pa paguar.”

Banorët brenda qeshën. Xumi jashtë jo.

“O mbreti i shqiptarëve, mos u bëj rrenacak. Thuaje si burrat atë që më the tekstualisht. Ti di si i bën produksioni punët. Kaq.” – shkroi Xumi në Instagram.

Më pas shtoi:

“Me mirë kishe shpik ndonjë sëmundje tjetër, kishe bërë bujë më shumë se kjo shaka.”

Xumi pretendon se është ende banori që përmendet dy vite më pas dhe se “një kërcim i imi ishte baraz me shumë ‘humore’ tujat”.

Xumi vërtet s’i fiku dritat, por egoja e tij duket se ka gjithmonë energji rezervë.

P.S. Rikthejmë këtë video legjendare:


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO