Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big Brother VIP"

  • Nga Andale
  • 25 Janar 2026, 12:31

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big

Më shumë se një muaj nga nisja e “BBVA”, nisi loja miq! Mbrëmja ishte e gjatë dhe e ngarkuar, ndaj jua kemi përmbledhur rigorozisht më poshtë:

#1. Rogerti bën lëmsh shtëpinë

Rogerti mund të urrehet më shumë nga të gjithë aty brenda, por ia doli të nxjerrë nga vetja e të bëjë të qajë shumicën e atyre aty brenda.

Për shembull, Selinin e provokoi duke i thënë se po ta kishte motër, me ato që ka bërë brenda, s’do ta fuste në shtëpi.

Miri u detyrua të “ndyjë” gojën dhe e quajti Rogertin “maskara” sepse ky i fundit i tha se po kryen incest, qartësisht duke e ngacmuar për marrëdhënien që ka me Selinin, që Miri e ka quajtur si vajzën e vet.

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big

Brikenën gjithashtu e preku në pikën e vetme që s’do toleronte, në nder, dhe s’kishte si mos të ndizej edhe ajo pas këtij provokimi.

Në fund, edhe Kristi doli si rrallëherë nga vetja prej fyerjeve të vazhdueshme të Rogertit, lojën e të cilit e quajti shumë të shëmtuar.

Durimi iu testua të gjithëve dhe dështuan para lojës së Rogertit, që sado e mbushur me ofendime, e ka bërë të qartë se kjo është taktika me të cilën ai ka vendosur të bëjë bujë aty.

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big

#2. Hyn një banor i ri

Dj Gimbo (lexohet siç shkruhet), nga Kosova dhe me profesion Dj qartësisht.

#3. Brikena shikon se Mateo tregoi historinë e tyre

Prime-n e kaluar e dini tashmë se Mateo tregoi variantin e tij për historinë  e njohjes me Brikenën. Dje, Brikena pa se si Mateo s’la detaj pa thënë për atë histori, të vërteta qofshin apo jo.

Kaq u desh që Brikenës t’i hipnin kacabunjtë dhe e bëri të qartë se s’do t’i përmendet më familja prej tij. Sipas saj, Mateo e shfrytëzoi historinë për lojë, por ai e mohoi kategorikisht, duke argumentuar se ishte hera e vetme që e tregoi gjithë historinë dhe nuk po kalon limitet me të, qëkurse ajo s’e ka lejuar.

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big

#4. Një çift i papritur në horizont

Teksa merreshim me Brikenën dhe Mateon, Stenaldo me Juelën paskan ndarë ca momente të ëmbla e të bukura së bashku. Asnjëri prej tyre nuk pohoi ndonjë ndjenjë më shumë se shoqërore, por jemi sakasfolo, ç’të bëjmë.

Sakafolo = Sucker for love, e thënë me theksin anglez të Rogertit.

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big

#5. Brikena surprizohet nga mami

Kurse ne u surprizuam nga veprimi i Mateos në fund. Pa kërkuar leje, përpara se të largohej mamaja e Brikenës, Mateo doli, e përshëndeti, i dha dorën dhe i kërkoi falje nëse ka bërë diçka që ka shqetësuar atë dhe familjen e saj. Mamaja e Brikit, si zonjë grua që dukej, ia ktheu me qetësi se nuk e ka shqetësuar dhe se i mirëkupton sepse ata janë në lojë.

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big

Brikenës nga ana tjetër, po i ndriçonin sytë në atë moment (sepse kujt nuk do i ndriçonin?!), por s’do e pranonte kurrë si fakt.

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big

#6. Stelina do sqarim nga Keijsi

Dhe siç funksionon me ta, diskutimet bëhen gjithmonë në treshe. Donte sqarim Stelina nga Keijsi? Produksioni i tregon gjithë ç’bëri ai me Inën këtë javën e fundit, përfshirë puthjen, fjalët e ëmbla dhe premtimet e shumta. Nëse nuk ishte ky sqarim për ty Stelina, ti qofsh vajzë.

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big

#7. Eliminohet Lorna

Përballë të tjerëve që ishin në televotim, ishte e pritshme të largohej Lorna.

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big

#8. Hyn një banore e re

Do na zërë vera me këtë Big që vetëm po fut banorë këtë edicion. Hyrja e re ishte Baby G, së bashku me një sërë biletash fati, që i shpërndau në mënyrën më të tmerrshme: vetes, Brikenës, Selinit, Stelinës, Stenaldos, Artanit dhe Gretës.

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big

#9. 2 emra 2 arsye

Televotimi për të martën u mbush, plot 10 veta të nominuar! Cilin nga figurantët e shumtë të mëposhtëm të zgjedhim më parë!

Pas 1 muaji, nisi loja miq: Ja ç'ndodhi dje në "Big

- Artikulli është marrë nga Anabel.al.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO